LAJMI I FUNDIT:

Si të kuptojmë lëvizjet e qenit

Si të kuptojmë lëvizjet e qenit

Gjuha e qenve është komunikimi viziv, pasi qentë nuk flasin, por përmes lëvizjeve të trupit të tyre komunikojnë me ne.

Veshët, bishti, qimet, apo shikimi dhe pozicioni i trupit, mund të thonë shumë mbi diçka që një qen kërkon të thotë. Kjo së bashku me karakteret (pozicioni i veshëve, i bishtit etj.) përcakton edhe mënyrën e komunikimit, transmeton Telegrafi.

Paraqitja nën normalen është e karakterizuar nga:


1. veshët e çuar mbrapa
2. bishti në mes të këmbëve
3. shikimi i shpërqendruar
4. pjesa e pasme e ulur poshtë

Qeni që kërkon të tregojë bindjen aktive, lëviz poshtë në tokë, gati duke u tërhequr dhe i merr erë turirit të tjetrit. Kur arrin bindjen pasive, qeni hidhet në tokë, me barkun sipër, duke treguar pjesën e hijeve. Mund të arrijë edhe të urinojë pak, veçanërisht nëse është një këlysh i vogël. Është sikur dëshiron të thotë: Shiko sa i vogël që jam dhe i parrezikshëm, mos më bëj keq!

“Qëndrimi dominues” është ai që merr një qen kur dëshiron të komunikojë superioritetin e tij hierarkik, dominimin mbi një tjetër. Kjo do të thotë që ai ndihet i sigurt në vetvete dhe e tregon me trupin e tij. Një qen dominues nuk është në asnjë mënyrë agresiv, ashtu siç mendojnë shumë njerëz:

Qëndrimi dominues është i karakterizuar nga:

1. veshët e zgjatur përpara
2. bishti i dukshëm, i ngritur lart, në një cep anash nga trupi
3. trupi i palëvizur dhe i vendosur mjaft mirë në tokë

Përgjithësisht, individi më dominues mes 2 qenve mbahet në një kënd të drejtë kundrejt një tjetri, me turirin drejt. Shikon shpesh një qen që vendos putrat mbi shpinën e një tjetri dhe gabimisht ky njihet si një pozicion i montuar, por që në të vërtetë nuk ka lidhje me seksin. Mbulimi mes qenve të të njëjtit seks, mund të jetë një sinjal i qartë i dominimit: kush mbulon është dominues.

Sjellja e një qeni që kërkon të shfaqet dominues në lidhje me të tjerë qenë të ngjashëm, për shembull, mund të pozicionohet më lart në respekt me vetveten, duke vënë këmbët mbi kurriz, ose duke ngritur putrat e para me një tjetër qen. Edhe mbulimi ka të njëjtën domethënie: një qen që mbulon një këmbë, kërkon të tregojë një dominim, një superioritet hierarkik.

Nëse dominimi duhet të transformohet në një agresivitet, është rastësore t‘i drejtohet një kontrolluesi të sjelljeve, që mund të ristabilizojë rregullat dhe që mund t‘ju ndihmojë për të zgjidhur këtë problem.

Disa sjellje janë tipike për qentë agresivë që kërkojnë të dominojnë edhe përballë padronëve të tyre. Mos lejoni që: një person ta zhvendosë fizikisht në një tjetër vend, për shembull nga divani; të jetë posesiv ndaj ushqimeve; lojërat e rënda; mosbindjen ndaj urdhrave; të refuzojë të vihet në lojë apo të jetë shumë i përkëdhelur.

Ndër të tjera, duhet të vendosni ju kur duhet të luajë dhe kur t‘i japë fund lojës. Kur qeni juaj ju leh, apo tregohet agresiv në lidhje me ju, mos përdorni në asnjë mënyrë forcën fizike, por kërkoni menjëherë ndihmën e një eksperti.

Fatmirësisht, me ndërhyrjen e një personi të kualifikuar, këto sjellje të pëlqyeshme mund të zgjidhen në harkun e pak javëve.

Qëndrimi që të fton për lojë është tipik me veprimet me të cilat qeni imponohet me:

1. pjesën e pasme të ngritur
2. putrat e përparme të ulura

Me këto pozicione, qeni fton një tjetër, apo edhe një njeri, që të luajë me të. Përkëdhelia përgjithësisht interpretohet nga një njeri si një sinjal i miqësisë dhe lumturisë, por jo gjithnjë është kështu. Ndonjëherë mund të ndodhë që të shohim dy qen që afrohen rastësisht, kërcënues dhe që majat e bishtave të tyre të lëvizin shumë shpejt.

Sjellja e tyre dhe qëndrimi janë qartësisht kërcënues, por pasi janë përkëdhelur, pronarët e interpretojnë këtë sjellje si shumë miqësore dhe në fakt nuk është kështu. Një qen që përkëdhelet, shfaq dëshirën e bashkëveprimit dhe irritimin e tij, pozitiv apo negativ. Për këtë është shumë e rëndësishme të dimë të “lexojmë” qenin tonë dhe lëvizjet e tij.

Dhe në fund po japim edhe një skemë të nevojshme për të komunikuar nëpërmjet trupit tonë me qenin. Njeriu komunikon me qenin jo vetëm nëpërmjet gjuhës së folur, por edhe nëpërmjet lëvizjeve të trupit, që qeni i “përkthen” në mënyrë perfekte.

Pozicioni i bustit:

– i zgjatur përpara (paraqitja kërcënuese duhet të evitohet)
– vertikale (neutrale: pozitive)
– i vendosur mbrapa (mbështetje e nënvendosur: duhet evituar)
– i ulur në gjunjë (sjellje miqësore: është pozitive)

Trajektorja e afrimit kundrejt qenit:

– direkt drejt kokës, ose më përkrah qenit (mbështetje dominuese dhe kërcënuese: duhet evituar)
– nga mbrapa, duke e rrotulluar qenin dhe duke iu afruar atij shumë ngadalë, duke dizenjuar një trajektore të afrimit (sjellje normale: pozitive)

Shikimi: drejtimi, përqendrimi dhe këmbëngulja:

– drejt syve të qenit (provokim për luftim: duhet evituar në mënyrë absolute. Asnjëherë mos i fiksoni sytë te një qen agresiv dhe i panjohur)
– drejt pjesës së pasme (shikim dominues: mund të përdoret vetëm nëse është e nevojshme)
– vazhdimi i shikimit (mbështetje dominuese apo evitim i luftimit: duhet evituar edhe kjo)
– ndërprerja e shikimit (kufiri i bashkëveprimit apo miqësisë: pozitive. Është gjithnjë e këshillueshme që herë pas here t‘u japësh ndonjë shikim arratisës qenve që nuk i njeh dhe që shfaqin agresivitet apo të trembin. Në këtë mënyrë ne u përçojmë atyre qëllimet tona paqësore). /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori