LAJMI I FUNDIT:

Si të fshini përgjithmonë llogarinë tuaj në TikTok

Si të fshini përgjithmonë llogarinë tuaj në TikTok

Pavarësisht nëse keni shqetësime rreth privatësisë, ose shqetësoheni prej asaj që mund të bëjnë videot në forma të shkurtra për vëmendjes tuaj, ka arsye të vlefshme pse mund të jetë koha të fshini llogarinë tuaj në TikTok.

Nëse vendosni ta fshini llogarinë tuaj në TikTok, mbajeni në mend se të gjitha videot tuaja do të fshihen, në rast se nuk janë ruajtur ose shkarkuar nga një përdorues tjetër. Kështu, para se ta bëni atë, siguroheni që të ruani çdo video të preferuar në telefonin tuaj, transmeton Telegrafi.


Sapo t’i ruani videot që dëshironi t’i mbani, në listën e mëposhtme janë disa prej pikave se si mund ta fshini llogarinë;

Hapni aplikacionin e TikTok dhe shtypni butonin e profilit “Me” në këndin e mëposhtëm të djathtë të aplikacionit;

Shtypni mbi menunë me tre pika në këndin e sipërm-djathtas të ekranit;

Zgjidhni “Manage my account”, dhe më pas shtypni “Delete account” në fund të ekranit;

Ndiqni veprimet në ekran dhe shtypni përsëri “Delete account”, për të konfirmuar vendimin tuaj.

Pas këtij procesi, llogaria juaj vetëm do të “çaktivizohet”. Në rast se ndërroni mendje, thjesht hyni përsëri për të riaktivizuar llogarinë. Pas 30 ditësh, llogaritë e fshira në TikTok janë të mbyllura përgjithmonë dhe nuk mund të rikthehen.

Nëse keni shkarkuar TikTok-un vetëm për të parë video dhe nuk jeni regjistruar kurrë në një llogari, thjesht mund ta fshini aplikacionin nga telefoni tuaj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Kalo në kategori