LAJMI I FUNDIT:

Si të bëhet buka bajat sërish e freskët? Gjyshet tona zbulojnë këtë truk!

Si të bëhet buka bajat sërish e freskët? Gjyshet tona zbulojnë këtë truk!

Eksperimentet me ushqimin janë gjëja e shkëlqyeshme, aq më parë kur ju zbulojnë mënyrat si “ta ktheni në jetë” ushqimin i cili në të kundërtën do të përfundonte në bërllok

Artikulli ushqimor, i cili më së shpeshti hidhen poshtë është buka bajat.


Në saje të një truku të thjeshtë në kuzhinë më nuk keni nevojë që ta hidhni në bërllok.

Kjo është mënyra që ta shpëtoni, transmeton Telegrafi.

Njomeni bukën me ujë.

Edhe pse tingëllon nga pak jonormale, mos u dekurajoni, sepse ky është vetëm hapi i parë.

Vëreni bukën nën vrushkull të ujit të ftohtë dhe prisni derisa korja të njomet.

Gjithsesi, kini kujdes që pjesa e butë e bukës të mos bëhet tepër e lagësht.

revive-stale-baguette-using-miraculous-water-trick

Piqeni sërish bukën.

Ndizeni furrën në 150-160 gradë celsius dhe futeni bukën e njomur.

Piqeni prej 6 deri në 12 minuta, varësisht nga ajo se sa ujë gjendet në bukë.

Dhe kjo është e gjitha!

Ky truk ka efekt, sepse uji të cilën e ka thithur korja shndërrohet në avull.

Kjo rihidraton brendësinë e bukës, dhe ajo sërish bëhet e butë, ndërkaq nxehtësia nga furra do ta bëjë korën kërcëlluese nga jashtë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori