Sistemi imunitar është mekanizmi mbrojtës i organizmit kundër sëmundjeve.

Reklama

Disa lloje të dietave dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.

Gjumi

Për funksionim të mirë të sistemit imunitar, është vendimtare edhe rutina e rregullt e gjumit. Gjatë gjumit, sistemi imunitar prodhon citokine. Ato janë proteina esenciale dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe inflamacioneve.

Mangësia e gjumit zvogëlon prodhimin e kësaj proteine esenciale. Gjumi ideal do të zgjaste prej shtatë deri në dhjetë orë.

Stresi

Stresi ul forcën e trupit për të luftuar kundër patogjeneve. Hormoni i stresit ul numrin e qelizave të bardha të gjakut (qelizat imunitare).

Reklama

Meditimi

Relaksi dhe meditimi ulin nivelin e stresit dhe rrisin imunitetin. Pasiviteti rrit mundësinë e prekjes nga një sëmundje e zemrës ose diabeti. Prandaj, sa më shumë aktivitet fizik (së paku tri herë në javë), aq më i fortë do të jetë sistemi imunitar.

Reklama

Ushqimi

Sistemi imunitar i trupit varet nga ushqimi që konsumoni. Trashësia, zakonisht vjen së bashku me shumë probleme shëndetësore. Ushqimet e pashëndetshme, trupi i sheh si infeksion, kështu që është më i mirë konsumimi i pemëve dhe perimeve.

Agrumet janë të mira, pasi përmbajnë vitaminë C, po ashtu edhe bimët e gjelbra përmbajnë fibra dhe antioksidantë, është mirë të rrini sa më larg sheqerit.

Dehidratimi

Reklama

Dehidratimi ka rol shkatërrues në sistemin imunitar, ai shkakton dhimbje koke dhe privon trupin nga funksionet e tij normale, pini sa më shumë ujë për sistem më të mirë imunitar.

Pijet detoksikuese ndihmojnë në hidratim dhe mund të rrisin funksionimin e sistemit imunitar.

Xhenxhefili, limoni dhe trangujt

Roli këtyre është i pazëvendësueshëm. Personat të cilët konsumojnë alkool janë më të rrezikuar nga infektimet.

Reklama

Përveç kësaj, alkooli dehidraton trupin, ai vret qelizat e trupit. Është më mirë të largohet plotësisht përdorimi i alkoolit ose të paktën të zvogëlohet konsumimi.

Duhanpirësit

Duhanpirësit janë në rrezik më të madh të sëmundjeve autoimune. Duhani gjatë shtatzënisë dëmton fetusin, rrezikon zhvillimin e imunitetit dhe ul nivelin e molekulave anti-inflamatore në trup. Mospirja e duhanit do t’ju ndihmojë shumë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar. /Telegrafi/

Reklama