Nëse ndonjëherë keni dërguar një fotografi lakuriqe apo një mesazh seksi, normalisht se nuk jeni e vetmja sepse me avancimin e teknologjisë, ‘hakmarrja pornografike’ është bërë një epidemi e vërtetë.
Si formë e ngacmimit në internet, hakmarrja pornografike – shpërndarja e fotove apo video lakuriqe pa lejen e personit – ka aftësinë ta dëmtojë karrierën, reputacionin, jetën familjare dhe vetëbesimin e një personi, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht kësaj, vetëm në vitin 2015 në disa shtete ka filluar të krijohen ligje të veçanta për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni.
Megjithatë, statistikat rreth hakmarrjes pornografike vazhdojnë të rriten, ku një studim nga McAfee ka zbuluar se 10 për qind e ish- partnerëve kanë kërcënuar t’i ekspozojnë fotot e ish të dashurave në internet, 60 për qind prej të cilëve kanë vazhduar me kërcënime.
Por, çfarë mund të bëni për të shmangur të bëheni viktimë e hakmarrjes pornografike?
Nëse dërgoni foto, sigurohuni se fytyra juaj nuk është në ato foto!
Nëse vendosni t’ia dërgoni partnerit një foto tuajën lakuriq, përqendrojeni kamerën vetëm në trupin tuaj dhe mos e përfshini fytyrën me qëllim që ta ruani anonimitetin.
Gjithashtu ruajuni edhe nga detajet të cilat mund t’ju identifikojnë si person, siç janë tatuazhet apo vathët.
A i besoni plotësisht atij?
Ndoshta është këshilla më e qartë që mund të ekzistojë, por prapëseprapë mbetet këshillë e rëndësishme: nëse nuk i besoni atij, mos e shtypni butonin ‘Send’. Konsideroni mirë nëse personi është i besueshëm dhe nëse e ka potencialin që ato fotografi t’i shfrytëzojë për t’ju kërcënuar.
Përdorni aplikacione më të sigurta
Gjëja e mrekullueshme rreth aplikacioneve si ‘Snapchat’ është se automatikisht i fshijnë mesazhet dhe ju paralajmërojnë nëse dikush i ka fotografuar mesazhet/fotot tuaja. Prandaj, mundohuni të përdorni aplikacione sa më të sigurta nëse dërgoni foto të tilla.
Ruani mirë fotot!
Nëse dëshironi t’i ruani fotot tuaja të rrezikshme, atëherë sigurohuni t’i ruani me fjalëkalim dhe t’i fshihni diku mirë.
VËREJTJE: Nëse jeni viktimë e hakmarrjes pornografike – pra kur dikush ju kërcënon se do t’jua publikojë fotot lakuriqe në internet – mos hezitoni ta telefononi policinë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje
Moda në pranverë vjen me motive etnike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi