Nuk mund ta dimë kurrë me siguri nëse dikush është apo jo i mirë në shtrat pa e ‘testuar’, por megjithatë, ka disa shenja që mund të jenë tregues pozitivë dhe ne jemi gati t’ua zbulojmë të gjitha
Nëse disa nga cilësitë e mëposhtme ju kujtojnë atë, gjasat janë që ai djalë të di se çfarë bën në shtrat:
Pi shumë verë
Një studim në Universitetin e Fierenzës në Itali doli në përfundimin se ata që pinë dy gota verë në ditë janë shumë më mirë në krevat dhe më të kënaqur seksualisht se ata që pinë një apo asnjë gotë. Sipas studimit, historikisht seksi dhe vera janë lidhur ngushtësisht bashkë që në periudhën antike greke.
Ka humor
Dikush që i merr gjërat lehtë- lehtë, gjithë humor, qesh (çka është gjithashtu fort seksi), s’do t’ju zhgënjejë në shtrat. Ai e di shumë mirë si të bëjë qejf në ato momente. Me dikë që do të qeshni pafund dhe do të arrini orgazmën është sikur t’ju ketë rënë jackpot-i.
Ha ngadalë
Kur njerëzit hanë ngadalë do të thotë se po shijojnë çdo kafshim të mundshëm dhe gjithë procesin. Siç ta merr mendja, kjo do të ndodhë dhe gjatë momenteve intime.
E di çfarë i hahet
Nëse sheh se ai e di fare mirë çfarë do, çfarë i hahet, është i bindur dhe nuk lëkundet, shikojeni si një potencial të mundshëm në seks.
Kërcen shumë mirë
Është përfolur përherë rreth një lidhjeje të kërcimit dhe seksit. Në fakt është e vërtetë dhe jo për arsyen që ju mendoni. Më shumë se te lëvizjet, një kërcim i mirë ka të bëjë me vetëbesimin, vetëbesim që do të pasqyrohet edhe në shtrat.
Nuk ka turp të bëjë pyetje dhe të komunikojë hapur
Njerëzit që janë të mirë në shtrat janë të hapur dhe të sinqertë në komunikimin me partnerin e tyre ose me dikë me të cilin po dalin. Ata s’e kanë problem të flasin për nevojat dhe dëshirat e tyre, citon Anabel.
Tregon interes dhe pasion për të eksploruar (kudo)
Një tip aventurier, me siguri është i hapur edhe për aventura të këndshme në dhomën e gjumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Truku më i mirë për të “ringjallur” një xhaketë të vjetër lëkure: Ja me çfarë ta lyeni

Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë

Tri shenjat që tregojnë se partneri/ja është një tradhtar serialë

Në fillim janë të këndshëm dhe të ëmbël, por më vonë tregojnë 'fytyrën e vërtetë' - kujdes nga meshkujt e lindur në këto katër shenja

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën