LAJMI I FUNDIT:

Si sillen drunjtë gjatë dimrit dhe çfarë “mekanizmi” përdorin për t’u mbijetuar temperaturave të ulëta?

Si sillen drunjtë gjatë dimrit dhe çfarë “mekanizmi” përdorin për t’u mbijetuar temperaturave të ulëta?

Gjatë stinës së dimrit drunjtë janë në gjendje qetësie

Rritja e tyre ndërpritet në vjeshtë me temperaturat e para të ulëta dhe mungesën e dritës kur fillojnë gradualisht t’u përshtaten kushteve të reja.


Nëse temperatura gradualisht bie, bima nuk përjeton stres, madje edhe në situatat kur temperatura bie edhe në minus 40 deri në minus 45 gradë Celsius, ajo do të mbijetojë. Mirëpo, meqenëse bimët, mu si edhe trupi i njeriut, kryesisht përbëhen nga uji, temperatura nën zero në disa situata mund të jetë fatale.

Ngrirja e trungut pengon dehidratimin e qelizave kur uji tërhiqet në hapësirën ndërqelizore ku akulli nuk është vdekjeprurës. Veç kësaj, indet e bimës posedojnë edhe një mekanizëm i cili lejon formimin e akullit, së paku jo në pjesët të cilat do të mund të krijojnë lëndime.

Kjo aftësi e drunjve dhe e peshqve që jetojnë në ujëra shumë të ftohta shpesh quhet “superftohje e thellë” – lëngjet dhe gazrat madje edhe në temperatura më të ulëta nga pika e tyre e ngrirjes nuk kalojnë në gjendje të ngurtë, transmeton Telegrafi.

Bimët arrijnë të mbajnë qelizat e tyre të pa ngrira falë sintezës së të ashtuquajturave proteina antifriz që ndalojnë formimin e akullit. Këto proteina prodhohen jo vetëm nga bimët dhe peshqit, por edhe nga bakteret dhe speciet e tjera.

Fenomeni u përshkrua në vitet pesëdhjetë të shekullit XX nga Per Fredrik Scholander, i cili besonte se peshqit nga detet e ftohtë kanë një lloj “antifrizi” në gjakun e tyre. Gjatë viteve 1960, Arthur L. DeVries arriti të izolojë proteinën e lartpërmendur antifriz të prodhuar në peshq dhe vetëm disa dekada më vonë u konfirmua prania e saj në specie të tjera. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori