LAJMI I FUNDIT:

Si po e lufton Kenia korrupsionin?

Si po e lufton Kenia korrupsionin?

Presidenti i Kenia-së, Uhuru Kenyatta, ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit duke deklaruar se të gjithë punonjësit e sektorit shtetëror do t’i nënshtrohen një vetingu të detyrueshëm lidhur me burimin e pasurisë e zotërimeve.

Njoftimi i presidentit pason një numër skandalesh të bujshme për zhdukjen e miliona dollarëve nga fondet e agjencive të ndryshme qeveritare nga afere korruptive të disa zyrtarëve qeveritarë.


Presidenti Kenyatta ofroi të bëhet udhëheqësi i parë që i nënshtrohet vetingut, me synimin për të penguar shpërdorimin e fondeve publike. Ai tha se punonjësve të sektorit shtetëror do t’u kërkohet të shpjegojnë burimet e pasurisë me qëllim që të përjashtohen ata që kanë vjedhur fonde të qeverisë.

“Duhet të na tregosh: këtë shtëpi ke, këtë rrogë merr, si arrite ta paguash shtëpinë? Makinën që ke, mos u përpiq ta regjistrosh në emër të gruas, të djalit, ne e dimë se është e jotja, si arrite ta blesh? Duhet ta shjegosh. Unë do të jem i pari që analizohem nga ky proces”, tha Presidenti Kenyyata.

Gjatë muajve të fundit janë bërë publike një numër skandalesh me tendera dhe kompani furnizuese për nevojat qeveritare, që kanë treguar përvetësimin e miliona dollarëve nga zyrtarë në institucione qeveritare.

Deri tani më shumë se 40 zyrtarë, si dhe biznesmenë janë arrestuar lidhur me skandalet.

Këtë javë, Kenyatta nxori një urdhër ekzekutiv ku kërkon nga zyrtarët dhe institucionet qeveritare të bëjnë publike të gjitha të dhënat e tenderave dhe kontratave të dhëna që nga 1 korriku 2018.

Më 1 qershor, Presidenti Kenyatta dha urdhër për përsëritjen e vetingut për të gjithë krerët e agjencive të prokurimit dhe të auditimit.

Ai tha se vetingu do të përfshijë edhe teste me poligraf për të vërtetuar nëse zyrtarët po deklarojnë të vërtetën. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori