Si ndikon stresi në rënien e flokëve dhe si ta përballoni procesin
Të gjithë e dimë që stresi është faktor i pamohueshëm në jetën e njerëzve, që ndikon në shumë aspekte nga shëndeti mendor, tek ai fizik, por njëherësh edhe te rënia e flokëve.
Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, stresi është shkaku i dytë më i madh që çon në rënien e flokëve, pas faktorit gjenetik.
Si ndikon stresi te flokët?
Stresi i vazhdueshëm i bën folikulat që të jenë nën presion dhe kjo pengon fazën e rritjes së flokëve apo atë të pushimit të tyre. Përveç rënies së flokëve, ndodh edhe dalja e thinjave, këputja e shpeshtë e tyre apo ndryshimet në strukturë.
Stresi mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve dhe lëndëve ushqyese të nevojshme për rritjen e shëndetshme të flokëve. Kjo gjendje çon më pas në flokë të thatë, të brishtë ose që këputen lehtë, shkruan Vogue.
Si të përballeni me rënien e flokëve?
Duke pasur parasysh ndikimin emocional që kanë flokët në gjithçka, nuk është çudi që humbja e tyre mund të shkaktojë probleme te njerëzit.
“Rënia e flokëve mund të ketë pasoja emocionale, duke ndikuar shpesh në vetëvlerësimin dhe besimin e njerëzve,” thotë Hannah Gaboardi, trikologe. Kjo çon në tërheqje nga aktivitetet sociale, ankth dhe shqetësim të vazhdueshëm.
Për fat të mirë, humbja e flokëve e lidhur me stresin është e përkohshme, sidomos kur ndikohet edhe nga ndryshimet e stilit të jetesës. Disa zakone të reja, një dietë ushqime e pasur, produktet e duhura të trajtimit të flokëve, të gjitha ndikojnë në një skalp të shëndetshëm, teksa nxisin terrenin e përshtatshëm për rritjen e tyre
Për të shmangur irritimin e gjëndrave të flokëve, mos i lani flokët shpesh sepse kjo heq vajrat natyralë të kokës, gjë që çon në tharje dhe acarim, citon Anabel.
Gjithashtu, shmangni produktet nga shampot te balsami me sulfat natriumi që ndikon në folikulat e flokëve duke i dëmtuar ato. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës