LAJMI I FUNDIT:

‘Si mundi Cornelius të huqte nga ajo pozitë?’ – ylli i Danimarkës shpërdoroi rastin që do t’ia sillte fitoren

‘Si mundi Cornelius të huqte nga ajo pozitë?’ – ylli i Danimarkës shpërdoroi rastin që do t’ia sillte fitoren
(Foto: Twitter/Football Tweet/Eurosport)

Danimarkës iu mohua një penallti në fund të ndeshjes ndaj Tunizisë, mirëpo skandinavët kanë mundur ta kenë golin e epërsisë në gjysmën e dytë në rastin e huqjes së tmerrshme nga Andreas Cornelius.

Skuadra evropiane u ndal pa gola nga ekipi i frymëzuar afrikan në ndeshjen e parë në Grupin D në kuadër të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.


Ekipi i Jalel Kadri zhvilloi një gjysmë të parë më të mirë, mirëpo danezët u përmirësuan pas pushimit dhe në vijim iu anulua një gol i Skov Olsen për pozitë jashtë lojë.

(Foto: Twitter/Eurosport)

Skandinavët e goditën shtyllën përmes Andreas Cornelius në pjesën e dytë, ndërsa kishte më shumë dramë në minutat shtesë.

Gjyqtari Cesar Arturo Ramos u ftua te monitori jashtë fushës për të kontrolluar një prekje topi me dorë nga Yassine Meriah, por vendosi të mos akordonte penallti.

Cornelius ka mundur të ketë makthe pas ndeshjes. Danimarka ishte favorite për ta fituar ndeshjen dhe ka mundur të realizojë gjatë pjesës së dytë.

(Foto: Twitter/De Marke Sports)

Pas një harkimi nga këndi të Andreas Christensen, topi shkoi te sulmuesi i Copenhagenit, të cilit i mjaftonte një goditje për ta futur topin në rrjetë, por në një mënyrë ai arriti ta godiste shtyllën.

Danimarka dhe Tunizia i zhvillojnë ndeshjet e radhës të shtunën ndaj Francës, respektivisht Australisë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/De Marke Sports)

(Foto: Twitter/Eurosport)

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori