Ka ikur koha kur bitcoin, etheriumi dhe kriptovalutat e tjera mund të mendoheshin si një kënd i veçantë i tregjeve financiare.
Në një raport të ri, Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) – një organ ndërkombëtar që bashkon rregullatorët e 24 vendeve dhe juridiksioneve – tha se tregu i kriptovalutave “me këtë rritëm të zhvillimit” mund të arrijë shpejt në një pikë ku mund të bëhet “kërcënim për stabilitetin financiar global” për shkak të madhësisë së tij, dobësive strukturore dhe lidhjeve në rritje me sistemin tradicional financiar.
“Rreziqet e stabilitetit financiar mund të përshkallëzohen me shpejtësi”, tha grupi këtë javë, raporton cnn.
Vlerësimi vjen pasi bankat dhe lojtarët e tjerë të mëdhenj të tregut po rritin ekspozimin ndaj kriptovalutave për shkak të kërkesave të klientëve, pavarësisht paqëndrueshmërisë së tij, transmeton Telegrafi.
Në shtatë ditët e fundit, bitcoin ra me mbi 7 për qind. Javën e kaluar, Sequoia Capital tha se po rrit biznesin e saj të kriptovalutave me një fond të ri prej 500 deri në 600 milionë dollarësh. Sipërmarrja gjigante tha se do të “përqendrohej kryesisht në tokenët likuid dhe asetet dixhitale”.
“Bankat e rëndësishme dhe institucionet e tjera financiare janë gjithnjë e më të gatshme për të ndërmarrë aktivitete ndaj aseteve të kriptovalutave”, njoftoi FSB-ja.
“Nëse trajektorja aktuale e rritjes dhe ndërlidhja e aseteve të kriptovalutave me këto institucione do të vazhdonte, kjo mund të kishte implikime për stabilitetin financiar global”, shtoi ajo.
Në vitin 2021, tregu për asetet e kriptovalutave në një moment u trefishua në 2.6 trilionë dollarë. Kjo është ende relativisht e ulët.
Tregjet globale të aksioneve, për krahasim, u vlerësuan së fundi në më shumë se 120 trilionë dollarë.
Pse, atëherë, FSB po jep alarmin?
Grupi tha se për shkak se lojtarët e mëdhenj po përfshihen, ndryshime të rëndësishme në tregun e kriptovalutave mund të shkaktojnë një sërë ngjarjesh të papritura. Ai madje bëri një krahasim me tregtitë e lidhura me tregun e banesave që ndihmuan në rikuperimin e ekonomisë pas krizës financiare të vitit 2008.
“Ashtu si në rastin e krizës së hipotekave në SHBA, një sasi e vogël e ekspozimit të njohur nuk do të thotë domosdoshmërisht një sasi e vogël rreziku, veçanërisht nëse [ka] mungesë transparence dhe mbulim të pamjaftueshëm rregullator”, shkroi FSB, transmeton Telegrafi.
Pas një fillimi të ngadaltë, qeveritë mund të fillojnë të bëhen më agresive. Yahoo! News raportoi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden mund të lëshojë një urdhër ekzekutiv duke udhëzuar agjencitë të studiojnë kriptovalutat dhe të zhvillojnë një strategji të gjerë qeveritare për të rregulluar asetet dixhitale.
Në fillim të muajit prill, Kongresi mbajti një seancë dëgjimore mbi rregullimin e monedhave të qëndrueshme. Këto janë asete dixhitale, vlera e të cilave është e lidhur me monedha ose mallra të tjera.
Por, UBS nuk mendon se investitorët duhet të kenë pritje të mëdha nga ligjvënësit.
“Rregullatorët mund të presin një kohë të gjatë për veprimin e Kongresit amerikan”, tha banka zvicerane.
Investitorët e shikojnë me nervozizëm luftën në Ukrainë
Zhvillimet e fundit rreth agresionit rus në Ukrainë kanë ndikime edhe në bursat ndërkombëtare.
“Investitorët, të kujdesshëm ndaj çdo lajmi të keq, nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë një moment pozitiv në tregjet e aksioneve në të gjithë globin, pasi rreziqet gjeopolitike mbizotërojnë titujt”, tha Peter Essele, kreu i menaxhmentit të “Commonwealth Financial Network”.
Ai shtoi se “një përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve në afatin e afërt mund të trondit tregjet”, të cilat tashmë po hasin në vështirësi rreth zinxhirit global të furnizimit ndërsa Rezerva Federale përgatitet të rrit normat e interesit për herë të parë në vite.
A do të mbushen përsëri zyrat e New Yorkut?
Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, u bëri thirrje punëtorëve që të kthehen në zyre.
Adams tha në një konferencë shtypi se në qytetin më të madh të Amerikës, kthimit i punëtorëve në zyrë arriti kulmin në mbi 35 për qind në fillim të muajit dhjetor, por ra mbi 10 për qind në muajin janar, ndërsa frika për variantin Omicron u rrit.
“Kur punonjësit nuk kthehen në punë, ata nuk hanë drekë në një restorant aty pranë, nuk blejnë në një dyqan lokal ose nuk i dërgojnë rrobat e tyre te pastruesit kimik”, tha Adams. “Rrathët tanë të biznesit vuajnë dhe kjo ngadalëson rimëkëmbjen”, shtoi ai.
Adams shtoi se për shkak të punës në distancë, normat e papunësisë në zyre ka arritur në nivelin më të lartë në 40 vjet – ekuivalente me më shumë se 83 milionë metra katrorë hapësirë boshe.
Sipas një sondazhi të Pew të publikuar këtë javë, 59 për qind e amerikanëve me punë që mund të kryhen nga distanca thonë se janë ende duke punuar nga shtëpia. Para COVID-19, ky numër ishte 23 për qind.
Dhe më e rëndësishmja, 60 për qind e punëtorëve me punë që mund të kryhen nga shtëpia thonë se do të dëshironin të punonin nga shtëpia të gjithë ose shumicën e kohës kur pandemia të ketë mbaruar, nëse u jepet zgjedhja.
Arsyeja më e madhe e përmendur? Është vetëm preferenca e tyre tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pushime me Eurokoha 7 ditë All Inclusive, duke filluar prej 315 Euro

Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

Ftesë për aplikim / ofertim – “Mirëmbajtja e pajisjeve të klimatizimit në dyqanet dhe objektet e IPKO-s’’

E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Tregoi se konsumon vetëm produkte vendore, Korporata “Rugove” befason qytetarin me pako me ujë dhe djathë

Promobi fiton vëmendjen ndërkombëtare në Imm Cologne me dizajnet e saj të jashtëzakonshme të mobiljeve

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse