Biznesmenja indiane, Swati Daga bleu për herë të parë bitcoin në vitin 2017, kur kriptomonedha po tregtohej nën 3,000 dollarë. Vendimi i saj për të investuar në monedhat dixhitale u shoqërua me kritika nga familja e saj.

“Prindërit e familjes sime më thanë të mos i hidhja paratë e mia”, tha Daga, e cila tash drejton një biznes ushqimi pranë New Delhit.

Por 33-vjeçarja nuk është penduar për vendimin e saj – vlera e bitcoin është rritur 15 herë që atëherë – dhe ajo vazhdon të investojë deri në 10 për qind të kursimeve të saja në kriptovaluta, duke përfshirë bitcoin dhe ethereum, transmeton Telegrafi.

“Më duken të mërzitshme tregjet e aksioneve”, tha ajo për CNN-në duke shtuar se ajo sjell edhe pasiguri duke investuar në biznese të paqëndrueshme. Ajo nuk është e vetmja.

India ka parë një bum të madh në tregtimin e kriptomonedhave që nga fillimi i pandemisë, edhe pse autoritetet e ekonomisë së tretë më të madhe të Azisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për monedhat dixhitale, madje kanë menduar edhe t’i ndalin.

Sipërmarrësit në industri kanë pohuar se shteti indian ka potencial për t’u bërë një superfuqi e kriptovalutave pasi është një nga tregjet më të nxehta në botë, me 750 milionë përdorues të internetit dhe qindra milionë të tjerë që do të vijnë.

India u rendit e dyta pas Vietnamit vitin e kaluar në listën e vendeve që shohin rritjen më të shpejtë në adoptimin e kriptomonedhave, sipas një raporti të publikuar në muajin tetor nga platforma e të dhënave blockchain Chainalysis.

Ndërsa qeveria nuk mban vlerësime se sa njerëz tregtojnë kriptovaluta, ekspertët e industrisë kanë sugjeruar që vendi tani mund të ketë më shumë se 20 milionë investitorë në kriptovaluta.

Ky automjet plotësisht elektrik minon kriptovaluta derisa është i parkuar Ky automjet plotësisht elektrik minon kriptovaluta derisa është i parkuar

Rritja është nxitur nga investitorët më të rinj – kryesisht nën moshën 35 vjeçare – dhe shumë prej tyre vijnë nga qytete dhe vendbanime më të vogla, thanë themeluesit e dy prej këmbimoreve më të mëdha të kriptovalutave në Indi.

Ndërsa 20 vjet më parë, prindërit e tyre zgjodhën të investonin në ari, të rinjtë e sotëm “janë më shumë të interesuar të kenë bitcoin si pjesë të portofolit të tyre”, tha Sumit Gupta, CEO dhe bashkëthemelues i Exchange CoinDCX, duke iu referuar faktit që indianët tradicionalisht kanë zgjedhur t’i investonin paratë në blerjen e arit ose t’i deponojnë në llogaritë bankare të kursimeve.

Blerja e arit është një investim dhe një zakon kulturor në Indi, i cili është një nga tregjet më të mëdha për metalin e çmuar, sipas Këshillit Botëror të Arit. Ai gjithashtu luan një rol themelor në shumë ceremoni fetare.

CoinDCX me bazë në Mumbai u bë kompania numër një e kriptovalutave në Indi, duke arritur një vlerësim prej 1.1 miliard dollarësh pas grumbullimit të parave nga investitorë si Coinbase Ventures dhe B Capital Group. Kompania thotë se 70 për qind e dhjetë milionë përdoruesve të saj janë midis moshës 18 dhe 34 vjeçare.

Të dhënat e ndara nga firma rivale WazirX tregojnë një histori të ngjashme. WazirX gjithashtu ka mbi 10 milionë përdorues dhe e cilësoi vitin 2021, një “vit fenomenal” për tregtimin e kriptovalutave në Indi.

Kompania u ble nga Binance, një nga këmbimoret më të mëdha të kriptomonedhave në botë, në vitin 2019.

Mbi 65 për qind e përdoruesve janë nën moshën 35 vjeçare, sipas një raporti të fundit të kompanisë dhe ka parë një “shtim prej 700 për qind të numrit të klientëve të rinj nga qytetet më të vogla si Guwahati, Karnal, Bareilly, duke sinjalizuar kështu interesin në rritje nga zonat rurale dhe gjysmë urbane”.

Sa para duhet të investoni në kriptovaluta nëse jeni fillestar? Sa para duhet të investoni në kriptovaluta nëse jeni fillestar?

Pritish Kumawat, një tregtar i kriptovalutave nga një qytet i vogël në shtetin perëndimor të Rajasthan, tha se tani dëgjon shumë njerëz nëpër kafene duke biseduar rreth kriptomonedhave. Shpesh, pjesëmarrësit më të angazhuar janë studentët, transmeton Telegrafi.

Në muajin nëntor, bitcoin po tregtohej me një nivel rekord prej 68,990 dollarësh, por që atëherë ka rënë në rreth 43 mijë dollarë. Përveç bitcoin, monedhat meme si Dogecoin dhe Shiba Inu janë gjithashtu të njohura në mesin e indianëve, shtoi raporti i WazirX.

Përveç investitorëve nga qytetet më të vogla, të dyja kompanitë panë një rritje prej më shumë se 1000 për qind të numrit të përdoruesve në platformat e tyre, megjithëse në një bazë të vogël.

Gupta tha se edhe gratë tashmë po merren me kriptovaluta dhe se ka parë “një rritje masive” në 18 muajt e fundit dhe është “mjaft e lartë, mjaft e shëndetshme, në krahasim me tregjet e kapitalit”.

Të dhënat e kompanisë tregojnë se 15 për qind e përdoruesve të tyre të përgjithshëm janë gra – që është edhe trendi global.

Entuziazmi për kriptovalutat po rritet në Indi, pavarësisht marrëdhënieve të përsëritura të vendit me monedhat dixhitale.

Banka qendrore ka shprehur prej kohësh shqetësime se kriptovalutat mund të përdoren për pastrim parash dhe për financimin e terrorizmit. Një propozim i formuluar në mënyrë të fshehtë i publikuar në faqen e internetit të parlamentit indian vitin e kaluar madje sugjeroi se qeveria po eksploronte plane për të “ndaluar të gjitha kriptovalutat në Indi”.

Si ta këmbeni bitcoinin në para të vërteta dhe t'i tërhiqni ato nga bankat? Si ta këmbeni bitcoinin në para të vërteta dhe t'i tërhiqni ato nga bankat?

Në fillim të këtij muaji, qeveria indiane njoftoi se do të vendoste një taksë prej 30 për qind mbi të ardhurat nga asetet virtuale dixhitale, të cilat shumë ekspertë të industrisë e morën si një shenjë që tregtimi i kriptovalutav e nuk do të ndalohet në fund të fundit. Qeveria tha gjithashtu se do të nisë një rupi dixhitale në muajt e ardhshëm.

“Taksimi i aseteve dixhitale virtuale ose kriptovalutave është një hap në drejtimin e duhur. Ai i jep industrisë qartësinë dhe besimin shumë të nevojshëm”, tha Gupta në kohën e njoftimit.

Siddharth Menon, bashkëthemeluesi i WazirX, tha se platforma ka pasur rritje ditore me mbi 50 për qind të klientëve të ri. Ai gjithashtu vuri re një interes në rritje midis zhvilluesve indianë dhe profesionistëve të tjerë për t’u bashkuar me industrinë e kriptovalutave.

“Po marr mesazhe në LinkedIn” nga drejtues të lartë në Indi, të cilët tani janë më optimistë për biznesin, tha ai. Në të kaluarën, këmbimoret indiane kanë luftuar për të punësuar dhe mbajtur njerëz me përvojë për shkak të mungesës së rregulloreve të qarta.

Por qeveria indiane shpejt e zbeh entuziazmin, duke sqaruar se kriptovalutat nuk janë ende të ligjshme në vend.

“Unë mendoj se qeveria nuk është plotësisht e sigurt se çfarë dëshiron të bëjë nga një perspektivë politike”, tha Anirudh Rastogi, themelues i firmës ligjore të teknologjisë Ikigaw Law, e cila punon me këmbimoret e kriptovalutave në Indi.

SHBA-ja nuk do të taksojë vetëm në këto raste kriptovalutat SHBA-ja nuk do të taksojë vetëm në këto raste kriptovalutat

“Ajo e di se ku dëshiron të arrijë gjerësisht. Ajo dëshiron të gjejë ekuilibrin e duhur ku nuk është e shkëputur nga përparimi global në blockchain dhe teknologji të tjera, por dëshiron gjithashtu të adresojë shqetësimet në lidhje me kriptomonedhën”, tha ai.

Për aksionet, India aplikon një taksë afatshkurtër mbi fitimet kapitale 15 për qind nëse aksionet shiten në më pak se një vit dhe 10 për qind nëse shiten pas një viti.

India, me grupin e saj të madh të zhvilluesve dhe popullsinë e re entuziaste, mund të jetë një “superfuqi në pesë deri në 10 vitet e ardhshme”, në industrinë e kriptomonedhave dhe blockchain, tha ai.

“Ajo që mungon tani është një kuadër i qartë rregullator”, shtoi ai. /Telegrafi/