Lemza mund të paraqitet si reaksion në ngrënie të shpejtë, konsumim të lëngjeve të ftohta dhe ushqimeve djegëse, mirëpo mund të paraqitet edhe si pasojë e shqetësimit apo stresit
Për ta evituar atë, ekspertët sugjerojnë që të pimë një gotë ujë ose të hamë një lugë sheqer, transmeton Telegrafi.
Lemza shpesh di të jetë diçka e bezdisshme, sidomos kur shfaqet në situata të palakueshme. Për ta evituar atë, ekspertët sugjerojnë që të pimë një gotë ujë ose të hamë një lugë sheqer.
Njëkohësisht edhe faktori psikologjik luan rol të rëndësishëm.
Nëse hiqet mendja dhe mendohet në diçka tjetër, lemza do të jetë diçka e harruar.
Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënjka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt, janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.
Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letre. Në këtë mënyrë rritet sasia e dyoksidit të karbonit në organizëm. Por, mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hulumtimi ka zbuluar kur është çasti më i mirë për ngjizje: Marrëdhënia seksuale tani për tani bën dallim të madh!
Dr. Rifat Latifi, mori pjesë në demonstrimin e 17-të të Kapaciteteve të STAR-TIDES në kampusin Mason Square të Universitetit George Mason në Arlington, Virxhinia
Si ta hiqni klorin nga uji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi