LAJMI I FUNDIT:

Si ia bëjnë vajzat nga Los Angeles të kenë trupa të mahnitshëm (Video)

Si ia bëjnë vajzat nga Los Angeles të kenë trupa të mahnitshëm (Video)

Duket se askush në Los Angeles nuk konsumon mish, djathë, luten, etj.

Siç duket, Qyteti i Engjëjve është mjaft i vetëdijshëm sa i përket shëndetit, transmeton Telegrafi.


‘Harper’s Bazaar’ ka dalë në rrugë për t’i pyetur vajzat e Los Angeles-it se si ia bëjnë që të kenë trupa aq të mahnitshëm.

Në videon e mëposhtme, disa thonë se merren me fitnes, disa ushtrojnë boks, e disa bëjnë hiking me shoqëri.

Në mesin e tyre është edhe një grua e cila tregon se nuk parapëlqen të djersitet, kështu që merret vetëm me pilate.

Përveç këtyre, edhe joga, ecja dhe vallëzimi kanë qenë në mesin e aktiviteteve të preferuara të vajzave nga Los Angeles për mirëmbajtjen e trupit. /Telegrafi/