Poezi nga: Gili Haimovich
Përktheu: Fadil Bajraj

Ti sheh njerёz
dhe zogj,
zogjtё janё kryesisht pёllumba,
dhe bimё,
bimёt shpёrthejnё nga pllakat e asfaltit,
dhe ndёrtesa,
ndёrtesat kryesisht janё dyqane,
e ti po rrokullisesh me to,
nё karrocё,
ndёrsa nёna jote nuk ёshtё vёrtet me ty
duke u rrokullisur
si gur
qё fundoset.