LAJMI I FUNDIT:

Si erdhi Serbia deri te këto zgjedhje? (Video)

Si erdhi Serbia deri te këto zgjedhje? (Video)

Kishte tollovi qysh herët në mëngjes kur vendvotimet u hapën në kryeqytetin serb, Beograd, raporton KTV.

Lideri i Partisë Përparimtare serbe, Aleksandar Vuçiq, është duke kërkuar një mandat të ri që do t’i mundësonin negociata për anëtarësim të vendit në BE, derisa Partia Radikale serbe e udhëhequr nga Vojislav Sheshel i cili po e përjeton një rikthim në skenën e vendit, kërkon lidhje edhe më të forta me Rusinë.


Vuçiq vetë i shpalli këto zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm dy vjet pasi partia e tij kishte fituar në zgjedhjet parlamentare.

Analistët mendojnë se Vuçiq do të vazhdojë të jetë në koalicion me partinë e dytë më të madhe në vend, atë Socialiste, ndonëse nuk ka aspak nevojë për atë për ta fuqizuar bazën e vet.

Kritikët e Vuçiqit, i cili ishte ministër i informimit në kohën e Millosheviqit megjithatë thonë se sido që të sillet, qeveria e tij është autokrate dhe ai shtyp lirinë e medieve.

Edhe derisa përpiqet të integrojë vendin në BE, ai prapë ruan lidhjet me aleatin e vjetër Rusinë, ndryshe, furnizues i rëndësishëm i shtetit me gaz. Dhe natyrisht nuk ka plane që ta anëtarësojë Serbinë në NATO.

Zgjedhjet e së dielës mund të shënojnë rikthimin e radikalëve në parlament. Shesheli, i cili muajin e shkuar u shfajësua nga Tribunali në Hagë, mund të jetë në opozitë.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori