LAJMI I FUNDIT:

Si e përjetoi golin ndaj Atalantës dhe ndjena në fanellën e Milanit, Theo Hernandez i flet të gjitha

Si e përjetoi golin ndaj Atalantës dhe ndjena në fanellën e Milanit, Theo Hernandez i flet të gjitha

Theo Hernandez pranon se shënoi ‘një gol të jashtëzakonshëm’ dhe zbulon se çfarë po mendonte teksa filloi atë ecuri për të mposhtur Atalantën 2-0.

Fitorja e pestë në Serie A u sigurua në San Siro falë Rafael Leaos dhe Theo Hernandez.

DAZN llogariti se ai vrapoi 95 metra me topin në këmbë në një lëvizje zig-zag për të shënuar golin.

Fjalët e Kobe Bryant dhe arma e tyre sekrete – Pioli tregon prapaskenat e triumfit ndaj Atalantës
Lexo po ashtu Fjalët e Kobe Bryant dhe arma e tyre sekrete – Pioli tregon prapaskenat e triumfit ndaj Atalantës

Atalanta pati protesta, duke pretenduar se kishte faulle në shënimin e të dy golave, por Mike Maignan kishte vetëm dy pritje të vërteta gjatë gjithë ndeshjes.

Ky rezultat do të thotë se nëse Interi nuk e mposht Cagliarin në Sardenjë këtë mbrëmje, atëherë Milani do të kurorëzohet kampion i Serisë A me një xhiro më pak.

“Unë bëj gjithçka për këtë ekip, është një mbrëmje e pabesueshme me të gjithë njerëzit tanë. Pas një kohe kaq të gjatë, ata janë shumë të lumtur dhe unë jam shumë i lumtur që luaj për Milanin”, deklaroi Theo për DAZN.

Notat e lojtarëve: Milan 2-0 Atalanta, shkëlqeu Theo
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Milan 2-0 Atalanta, shkëlqeu Theo

“Fillova dhe mendova se do të shkoj deri në fund. Ishte një gol i jashtëzakonshëm, por puna e palodhur e të gjithë bashkëlojtarëve dhe tifozëve e bëri të mundur”.

“Më vjen mirë që djali im ishte këtu për ta parë, është një natë e mrekullueshme. Jemi afër, jemi një javë larg Scudettos, duhet të japim gjithçka dhe kaq. Jemi shumë të lumtur”.

Theo Hernandez u pyet nëse Milani tani do të mblidhet për të parë ndeshjen Cagliari-Inter?

“Jo, unë dua të shoh djalin tim tani dhe kaq”, ishin fjalët e tij për fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori