LAJMI I FUNDIT:

Si e gënjejmë veten?

Si e gënjejmë veten?

Si shprehet vetëmashtrimi? Gënjimi i vetvetes?

Madje pas tri decenieve të hulumtimit në këtë temë, biologu i evolucionit Robert Trivers, ka gjetur përgjigjen, transmeton Telegrafi.


Na është e qartë që nuk jemi të mirë, të zellshëm, besnikë dhe fisnikë siç paraqitemi, mirëpo në çfarë mënyre arrijmë ta bindim veten që jemi në “superlativ”?

– Me sukses gënjejmë veten në atë mënyrë që me kujdes seleksionojmë informacionet, i zgjedhim ato, i kalojmë nëpër filtër dhe kështu arrijmë ta shtrembërojmë pasqyrën e realitetit për t’ia përshtatur sistemit tonë ekzistues të të menduarit – shpjegon eksperti.

– Pa problem do të zvogëlojmë numrin cigareve të cilat i pimë, themi se si asgjë nuk hamë, ndërkaq shtojmë peshë, flasim se si nuk jemi avancuar në punë, sepse shefi është i tmerrshëm, e jo për atë që jemi të paaftë për atë punë.

Të gjithën do t’ia veshim partnerit dhe do të besojmë që vërtet ai është fajtori për grindjen, sepse do të zgjedhim vetëm ato informacione të cilat na përshtaten. /Telegrafi/