LAJMI I FUNDIT:

Si e frymëzojnë arkitekturën vendase traditat dhe kultura e Katarit?

Si e frymëzojnë arkitekturën vendase traditat dhe kultura e Katarit?

Arkitektura e Katarit përfshin forma gjeometrike, dizajne tradicionale dhe peizazhin e vendit. Muzeu Kombëtar i Katarit, për shembull, duket si qindra disqe të ndërlidhura që përshtaten së bashku për të formuar një trëndafil të shkretëtirës, një strukturë minerale natyrore e formuar në rërë të lagësht. Muzeu u projektua nga arkitekti Jean Nouvel i cili u frymëzua nga mjedisi nga i cili del krijimi i tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arkitektë të tjerë me famë botërore kanë projektuar gjithashtu monumente ikonike në vend, si Muzeu i Artit Islamik nga i ndjeri I.M. Pei dhe Biblioteka e Katarit nga Rem Koolhaas.

Biblioteka Kombëtare e Katarit

Profesori i arkitekturës dhe urbanizmit në Universitetin Hamad Bin Khalifa, Ali Alraouf, thotë se burime janë zhvendosur drejt ndërtimit të objekteve kulturore, por ende iu japin arkitektëve lirinë për të krijuar.


Muzeu Kombëtar i Katarit
Muzeu i Artit Islamik

Të mësuarit përmes arkitekturës

Education City në Doha, një kampus prej 12 kilometrash katrorë që strehon institute të shumta arsimore dhe kërkimore, nuk është vetëm një vend mësimi. Ajo njihet edhe për arkitekturën e saj.

Arkitekti i lartë i Drejtorisë së Projekteve Kapitale të Fondacionit të Katarit, Nur Alah Abdelzayed Valdeolmillos, thotë, “Të gjitha ndërtesat brenda kampusit kanë parime dhe koncepte që respektojnë mjedisin dhe marrin nga kultura”. Modelet gjeometrike dekorojnë ndërtesat duke shtruar arkitekturën dhe kulturën tradicionale islame në të gjithë kampusin. Gjykata Ceremoniale e Fondacionit të Katarit, një nga strukturat në ‘qytetin e arsimit’, është një hapësirë e hapur e krijuar nga artistja japoneze e vlerësuar me çmime Arata Isozaki, raporton EuroNews, transmeton Telegrafi.

Arkitekti më i mirë i Katarit

Arkitekti i Katarit, Ibrahim Al Jaidah, ka projektuar disa nga ndërtesat më ikonike në Doha si dhe në arenën ndërkombëtare.

Arkitekti, Ibrahim Al Jaidah, duke vizatuar stadiumin e futbollit Al Thumama

Por projekti i tij më i fundit është Stadiumi Al Thumama për Kupën e Botës së ardhshme FIFA Katar 2022. Ai donte të krijonte diçka që pasqyronte kulturën e Katarit, kështu që stadiumin e bazoi nga mbulesa tradicionale e kokës që bartet nga burrat që quhet “ghafiya”.

Modele inovative të stadiumeve

Dizajni arkitektonik i stadiumeve duhej të ishte i zgjuar, fleksibil, derisa me temperatura të larta të shkretëtirës ishte një domosdoshmëri edhe teknologjia e eko-ftohjes.

Ras Abu Aboud, është plotësisht i çmontueshëm, i ndërtuar me kontejnerë transporti të modifikuar.

Education City Stadium, Ar-Rayyan, Katar

Qyteti futuristik i Katarit, Lusail, do të mburret me vendin më të madh të turneut me dizajne tradicionale të fenerëve dhe tasave, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.

Stadiumi Al Bayt i ngjan një tende tradicionale arabe derisa stadiumi Al Janoub, i frymëzuar nga velat e një varke tradicionale ‘dow’ me formën e saj aerodinamike, është projektuar nga e ndjera Zaha Hadid.

Qytetet e avancuara

Msheireb është projekti i parë në botë për rigjenerimin e qendrës së qytetit, një përshtatje moderne e lagjes së vjetër tregtare të Dohas. Zona përbëhet nga më shumë se 100 ndërtesa – muze, hotele, qendra tregtare, restorante dhe teatro.

Ka më shumë se 5,000 panele diellore në çati, teknologji të specializuar ftohjeje dhe një tramvaj që operon me bateri funksionon çdo ditë. Rrugët janë projektuar për të mbrojtur këmbësorët nga dielli.

Shaikha Al Sulaiti nga Msheireb beson se qyteti dhe distrikti i projektimit do ta pozicionojnë vendin si një qendër krijuese për rajonin, “Çdo element i qytetit është projektuar. Unë kam punuar në këtë projekt për më shumë se një dekadë dhe ende kur unë ec nëpër rrugë dhe gjej gjithmonë një detaj të ri për t’u admiruar”. /Telegrafi/