LAJMI I FUNDIT:

Si duket një dalje e zakonshme e Sylvester Stallone rrugëve të Romës

Si duket një dalje e zakonshme e Sylvester Stallone rrugëve të Romës
(Foto: Getty/Instagram)

Sylvester Stallone planifikoi ta shijonte një ditë të qetë dhe të bënte pazar me familjen e tij në Romë, megjithatë prania e tij tërhoqi një lumë njerëzish që e rrethuan.

Legjenda hollivudiane dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, së bashku me vajzat e tyre, shijuan blerjet dhe vizitat në kryeqytetin italian. Teksa ecnin nëpër lagjen e modës, fansat filluan të mblidheshin rreth tyre, duke shkaktuar bujë.


Aktori ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, ku tregon turmën e pabesueshme që u krijua pasi fansat morën vesh për praninë e tij.

Aktorit Sylvester Stallone i jepet nënshtetësia italiane, shpallet qytetar nderi në Gioia del Colle
Lexo po ashtu Aktorit Sylvester Stallone i jepet nënshtetësia italiane, shpallet qytetar nderi në Gioia del Colle

“Pasdite e qetë pazari me familjen… I dua fansat e mi, e dua këtë vend”, ka shkruar Stallone.

Ndryshe, aktori dhe familja e tij së fundmi vizituan Papa Françeskun në rezidencën e tij në Vatikan. /Telegrafi/