Carlos Yárnoz
Kulmi i nacionalizmave në Evropën e krijuar 60 vjet më parë, për t’i eliminuar ato, sot është një kërcënim për kontinentin. Nga Gjermania në Spanjë, përmes Francës, Britanisë së Madhe, Belgjikës apo Hungarisë, lëvizjet populiste përhapin helmin e ndarjeve dhe kufijve të rinj, duke i tmerruar të gjithë ata që kanë lexuar disa libra historie. Bashkimi Evropian është diga e kontrollit kundër predikuesve të përjashtimit, urrejtjes dhe mungesës së solidaritetit.
Rreziku aktual quhet Katalonjë, por Evropa i ka dhënë një mësim separatistëve, duke kujtuar se roli i saj është të fshijë vijat kufitare, jo të krijojë të tjera. Dhe se detyra e saj është që të bashkojë, jo të ndajë. Të bashkuar në diversitet, siç është thënë qartë, Evropa promovon bashkimin e shteteve dhe qytetarëve me kultura dhe gjuhë të ndryshme, por jo të popujve me identitete irredentiste. Dhe, aq më pak ata që përpiqen të ripërcaktohen në urrejtjen ndaj fqinjëve të tyre – një praktikë e pandashme nga nacionalizmi.
Të 28 shtetet u përgjigjën se në Evropë nuk ka vend për Katalonjën e ish-presidentit Carles Puigdemont. Për këtë, po ata që iu lutën Evropës, që të shisnin pavarësinë e pamundur, janë shndërruar në kritikë të BE-së, klubit të “vendeve dekadente, të vjetruara”, siç tha Puigdemont, i arratisur në zemër të Evropës, teksa as edhe një udhëheqës i vetëm evropian nuk e pret.
Ka diçka pozitive në këtë histori të trisht. Shumë spanjollë që e kuptuan vonë se nuk është e mundur të jesh edhe nacionalist, edhe i majtë; kanë mësuar tani se nuk mund të jesh edhe nacionalist, edhe pro-evropian. Mësimi i separatistëve katalanas kishte një precedent brutal tek BREXIT-it. Ksenofobia dhe kërkimi për një sovranitet të supozuar të humbur, ka futur britanikët në një qorrsokak, ku ata kanë gjithçka për të humbur. Theresa May shihet nga shumë spanjollë si versioni britanik i Artur Mas, strategut katalanas i cili e bëri partinë e tij të parëndësishme dhe e shtyu vendin e tij në humnerë. Tani është Puigdemont që ndjek rrugën e pasigurt britanike dhe, i zemëruar me Brukselin, flet për një referendum për të vendosur nëse katalanasit duan të largohen nga BE.
Kjo sëmundje gjithashtu infekton Francën dhe Gjermaninë, ku ilaçi më efikas ka qenë një përgjigje evropianiste. Partitë mbështetën kandidatin më pro-evropian, Emmanuel Macron, për t’i mbyllur rrugën nacionalizmit të Le Penit. Presidenti i Francës ishte i pari që mobilizoi Evropën kundër cunamit katalanas. Dhe, ai është lideri më i rëndësishëm në Evropë. Edhe në Gjermani një betejë po zhvillohet kundër nacionalizmit populist të ekstremit të djathtë të Afd.
Valët e pavarësisë së vendeve erdhën pas rënies së perandorive dhe luftërave. Nëse kriza dhe BREXIT-it do të kishin bërë të shpërthente perandoria e BE-së, diga anti-nacionaliste do të ishte hsembur.
Sa shtete do të kishim në Evropë? Sipas Junckerit, njëqind “fshatra”! /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën