LAJMI I FUNDIT:

Shumica komunave me furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm,

Shumica komunave me furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm,

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se ka mjaft përmirësim në aspektin e kohës së furnizimit të konsumatorëve me ujë të pijshëm si rezultat i niveleve të mira me ujë, të liqeneve akumuluese Batllava e Badovci.

Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë, është synimi i tyre aktual dhe i së ardhmes.


Sipas zyrtarëve të kompanisë “Prishtina” furnizim me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje, kanë këto zona:

Podujeva me fshatra, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Obiliqi me fshatra, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Graçanica me fshatra, 24 h ujë pa ndërprerje,
Kishnica, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Lipjani me shumicën e fshatrave , 24 h ujë/pa ndërprerje,
Shtimja me fshatra, 24 h ujë pa ndërprerje,
Fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Zona Industriale dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Pjesa urbane e qytetit të Fushë Kosovës që lidhet direkt me qytetin e Prishtinës, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Hajvalia,Çagllavica, Veterniku, Mati, 24 h ujë/pa ndërprerje,
Prishtinë ( Bregu i Diellit/zona jug, lindje, perëndim, qendër, Aktash I,II dhe III), 24 h ujë/pa ndërprerje
.

Të gjitha objektet e reja, të ndërtuara që nga paslufta e deri më tash, 24 h ujë/pa ndërprerje, nëpërmjet rezervuarëve, duke e larguar vetëm një përqindje të vogël që nuk kanë rezervuar të ujit.

KUR “Prishtina” ka bërë të ditur se sipas planit mujor, për përcjelljen e cilësisë së ujit, të burimeve sipërfaqësore Albanik e Badovc, burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Miradi, si dhe 15 pika në rrjetin e qytetit edhe një pikë e mostrimit në Graçanicë), në aplikim të monitoringut të shpejtë, bazik dhe vijues, po përcjellim cilësinë e ujit në çdo pikë mostrimi.

“Cilësia e ujit përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike në laboratorin qendror të kompanisë. Gjithashtu analizohet edhe uji në aeratorët e fabrikave të Albanikut e Badocit. Cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të Udhëzimit Administrativ 16/2012 ‘Cilësia e ujit për konsum njerëzor’”, theksohen në komunikatën e KUR “Prishtina” për media.

Po ashtu zyyrtarët e kësja kompanie i akne ftuar konsumatorët e vetë që të shfrytëzojnë të drejtën ëpr faljen e borxheve.

“Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton sërish të gjithë konsumatorët e tetë komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime, Lipjan , Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, ka filluar me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve, i cili vlen vetëm deri më 2 shtator 2016”.

Nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike). /Telegrafi/