LAJMI I FUNDIT:

Shumë të lënduar ndërsa policia ndërhyri në një tubim masiv në Bruksel

Shumë të lënduar ndërsa policia ndërhyri në një tubim masiv në Bruksel

Oficerë të shumtë të policisë u lënduan gjatë një aksioni për ndalimin e një tubimi tubimi masiv të paligjshëm në Bruksel, ku morën pjesë mbi një mijë njerëz, megjithë kufizimet e vendosura për shkak të coronavirusit, njoftoi të enjten në mbrëmje agjencia e lajmeve Belga.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 26 oficerë u plagosën gjatë një operacioni për të shpërndarë një turmë të madhe që u mblodhën në parkun Bois de la Cambre në anën jugore të kryeqytetit belg, raportoi agjencia duke cituar një zëdhënës të policisë.


Sipas vlerësimeve nga autoritetet, rreth 1,500 deri në 2,000 njerëz u mblodhën në Bois de la Cambre, ku ata shkelën masat e distancës dhe higjienës.

Ndërkohë në një video të botuar nga transmetuesi publik RTBF, policia mund të dëgjohet duke kërkuar që njerëzit të shpërndahen.

Përleshjet thuhet se ndodhën pas njoftimit përmes altoparlantit.

Forcat e sigurisë u goditën me shishe nga turma ndonjëherë agresive, dhe disa u sulmuan edhe drejtpërdrejtë nga numri më i madh i protestuesve.

Të paktën një oficer u godit në kokë dhe u dërgua në spital, raportoi Belga duke cituar policinë.

Javën e kaluar, kryeministri belg Alexander de Croo njoftoi masa më të rrepta të kontrollit anti Covid-19, të cilat ai i quajti një “pushim Pashkësh” ose “periudhë qetësimi”.

Gjatë javës së fundit vendi ka regjistruar një mesatare ditore prej 4,742 rastesh në një rritje prej 9 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme shtatë ditore.

Në total janë regjistruar mbi 882,000 infeksione dhe më shumë se 23,000 vdekje të lidhura me Covid-19. /Telegrafi/