LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 13 mijë migrantë mblidhen në kufirin Turqi-Greqi

Më shumë se 13 mijë migrantë mblidhen në kufirin Turqi-Greqi

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se përparësia kryesore e bllokut është t’i sigurojë Greqisë dhe Bullgarisë “mbështetje të plotë”. 

Rreth 13,000 migrantë janë mbledhur përgjatë kufirit 212 kilometra (125-milje) midis Turqisë dhe Greqisë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi të lejojë refugjatët të kalojnë në Evropë, transmeton Telegrafi.


“Mijëra migrantë, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, po kalojnë një natë të ftohtë përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Greqisë”, tha në një deklaratë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“Numri i migrantëve që lëviznin nëpër Edirne drejt kufirit u rrit gjatë ditës kur makinat, taksitë dhe autobusët mbërritën nga Stambolli”, tha Shefi i Misionit i IOM, Lado Gvilava.

BE “e gatshme të sigurojë mbështetje”

Bashkimi Evropian tha se ishte gati të sigurojë “mbështetje shtesë” për Greqinë dhe Bullgarinë në mes të një përmbytjeje të migrantëve që vijnë përmes Turqisë për të arritur në Evropë, dhe po e shikon situatën “me shqetësim”.

“Prioriteti ynë kryesor në këtë fazë është të sigurojmë që Greqia dhe Bullgaria të kenë mbështetjen tonë të plotë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje shtesë tha shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në Twitter, në lidhje me rrjedhën e papenguar të migrantëve nga Turqia në kufijtë e bllokut në Greqi dhe Bullgari. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori