LAJMI I FUNDIT:

Më shumë kohë në internet nuk është patjetër e dëmshme: Për çfarë arsye është mirë që fëmijët hulumtojnë botën digjitale?

Më shumë kohë në internet nuk është patjetër e dëmshme: Për çfarë arsye është mirë që fëmijët hulumtojnë botën digjitale?

Prindërit dhe ekspertët brengosen shumë, sepse fëmijët e sotëm shumë më tepër kohë kalojnë para ekranit, mirëpo mbase nuk do të duhej të brengoseshin, sepse kjo në të ardhmen mund t’u jetë mjaft e dobishme

Prindërit duhet t’i lënë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në internet, në mënyrë që të mësojnë shkathtësitë e rëndësishme të sajberit, konstaton ish-shefi i spiunëve britanikë, Robert Heiningen, gjë që është në kundërshtim me këshillat e zakonshme të cilat u janë rekomanduar deri tani.


“Fëmijët do të duhej të hulumtonin botën digjitale, si edhe atë materiale”, thotë ai.

Heiningen konstaton që është e nevojshme që të rinjtë të hulumtojnë botën digjitale njësoj sikur hulumtojnë botën materiale, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka theksuar që Britania ka nevojë për më shumë shkencëtarë dhe inxhinierë të informatikës, andaj njëra ndër mënyrat që të krijohen shkencëtarët është që fëmijët të mësojnë më shumë për internetin dhe mediat digjitale.

Pra, më mirë mësojnë “duke shikuar dhe duke punuar në internet”.

Heiningen u ka dërguar porosi prindërve, fëmijët e të cilëve kalojnë shumë kohë para ekranit që të mos zhgënjehen, sepse fëmijëve të tyre “prindërit e këqij” mbase do t’u ndihmojnë që në të ardhmen ta shpëtojnë vendin nga sulmet gjithnjë e më të shpeshta të hakerëve. /Telegrafi/