Dy mjekë kryesorë britanikë po shprehin skepticizëm rreth nivelit më të lartë të vdekshmërisë të lidhur me variantin e ri të coronavirusit aktualisht i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një konferencë për shtyp, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se kishte prova të hershme se varianti i ri – i identifikuar së pari në Londër dhe në jug-lindje – mund të jetë më vdekjeprurës.
Mirëpo, drejtoresha mjekësore e Shëndetit Publik të Anglisë, Yvonne Doyle, thotë se ende nuk është “absolutisht e qartë”, që varianti i ri shkaktoi më shumë vdekje.
“Ka disa prova, por është provë shumë e hershme. Është numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se kjo do të ndodhë në të vërtetë”, tha ajo për BBC.
Edhe Mike Tildesley, një anëtar i nëngrupit Sage të Grupit Shkencor të Gripit Pandemik mbi Modelimin (Spi-M), pajtohet me Doyle.
Tildesley thotë se është ende herët për të nxjerrë “përfundime të forta”, bazuar “në një sasi relativisht të vogël të të dhënave”.
“Unë thjesht shqetësohem kur ne raportojmë gjëra paraprakisht, kur të dhënat nuk janë me të vërtetë posaçërisht të forta”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin