LAJMI I FUNDIT:

Shumë femra bëjnë ushtrime vetëm që pastaj të hanë çfarë të duan

Shumë femra bëjnë ushtrime vetëm që pastaj të hanë çfarë të duan

Rreth 4 nga 10 femra kanë pranuar se bëjnë ushtrime fizike vetëm që pastaj të ndihen të lira të hanë çfarë të duan.

Në vend se të ushtrojnë për një shëndet dhe stil më të mirë të jetesës, 40% e grave që ushtrojnë e bëjnë atë vetëm që pastaj të hanë ushqime me shumë kalori, ku ushqimet më të preferuara i kanë çokollatën dhe verën e kuqe.


Në fakt, një pjesë e madhe e tyre gjithashtu kanë thënë se nuk dalin natën me miqtë për t’u argëtuar pa shkuar fillimisht në palestër për t’i kompensuar kaloritë që do t’i konsumojnë.

Ky hulumtim, i kryer nga Yushoi, gjithashtu ka zbuluar se 15 për qind prej tyre do të kërcejnë më shumë se zakonisht gjatë një nate në diskotekë vetëm për t’i djegur kaloritë e konsumuara. /Telegrafi/