LAJMI I FUNDIT:

Shuma marramendëse që Anthony Joshua fitoi në baza ditore vitin e kaluar – pasuria e ish kampionit të boksit arrin në qindra miliona euro

Shuma marramendëse që Anthony Joshua fitoi në baza ditore vitin e kaluar – pasuria e ish kampionit të boksit arrin në qindra miliona euro

Ish-kampioni i boksit, Anthony Joshua, ka pasuri që tani vlen pothuajse 210 milionë euro të fituar nga ndeshjet e boksit.

Ylli realizoi një fitim të madh vitin e kaluar, me fitimet që arritën në 48 milionë euro –  apo 131 mijë euro në ditë.


Firma, e cila merret të ardhurat e AJ-së nga boksi dhe sponsorizimi, kishte vlerë 150 milionë euro në fund të marsit 2023.

Por shifrat nuk përfshijnë fitimet e Joshuas nga dy ndeshjet e tij të fundit – ku ai mundi Otto Wallin në Arabinë Saudite në tetor dhe Robert Helenius në Londër gushtin e kaluar.

Pasuria e Joshuas do të rritet më tej, pasi ai ra dakord të luftonte ish- kampionin e UFC-së , Francis Ngannou në Arabinë Saudite në mars.

Është raportuar se ‘AJ’ – i njohur si një nga yjet me fitime më të mëdha të sportit – do të marr 36 milionë euro për këtë meç.

Joshua po ashtu punon me marka duke përfshirë gjigantin e modës Hugo Boss, Jaguar Land Rover dhe firmën sportive Under Armour.

Llogaritë e tij më të fundit nxjerrin në pah paratë e fituara nga AJ nga humbja e tij e dytë ndaj boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, në Arabinë Saudite në qershor 2022.

Përveç milionave të tij në boks, AJ ka një perandori pronash. Kompania e tij 258 Commercial Investments ka 31 milionë euro prona dhe 258 Investments ka 14 milionë euro.

Joshua bën një jetë të qetë dhe një djalë tetë vjeçar nga ish gruaja e tij Nicole Osbourne.

Në një intervistë të vitit 2017 për GQ, ai kishte treguar se dëshironte të bënte shumë para përmes sportit.

“Kur fillova për herë të parë, qëllimi ishte të bëhesha multimilioner. Por tani ka njerëz të zakonshëm që vlejnë miliona vetëm për shkak të çmimeve të pronave. Pra, shkolla e re e mendimit është se unë duhet të jem miliarder.  Të jesh milioner është mirë, por duhet t’i mendosh më lart”, kishte deklaruar anglezi.

Ylli i boksit ka makina duke përfshirë një Rolls Royce Phantom, Mercedes v8 dhe Audi A3 S-Line, ndërsa nënës së tij, Yeta, ai ia ka blerë një shtëpi në Londrën veriore dhe një Rover. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori