Në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli.
Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.
Me boks filloi të mirret si 16 vjeçar në klubin e boksit “Akumulatori” të Mitrovicës.
Talenti i tij, goditja e fortë e këtij fenomeni e bëri një boksier në peshat e rënda që se kishte Kosova deri më atëherë.
Me të punonte traineri legjendar Lah Nimani i cili parashikoj një të ardhme të ndritshme te ky djalosh i urtë dhe punëtor.
Në gjysmë sezonën e vitit 1973-1974, Xhevdet Peci dhe Lah Nimani kalojnë s`bashku në K.B.Prishtina si përforcime mjaft të qëlluara të asaj kohe.
Xhevdet Peci me të ardhur në K.B.Prishtina fitoi mjaft simpati.
Publiku ishte i fascionuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT” artist, sepse të rallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund.
Tërë Pallati i rinisë dhe Sportit në Prishtinë pritnin match-in e fundit (kryesor të mbrëmjes) ku Peci gjithëmonë sjellte shllagun në torte si e quajnë kategorinë e rëndë në zhargonin boksiv.
Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vitë Peci arriti të fitoj edhe dy kampionate Ballkanike.
Peci për pesë vite me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë match.
Me 1983 dërgohet në Radniçki të Beogradit si huazim për ta shpëtuar nga rrënja e ligës.
Pas katër mujave Peci vendos të kthehet në folen e vjeter dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj Referin në Ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe K.B.Prishtina dërgohet në ligën e dytë.
Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës
(2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin