LAJMI I FUNDIT:

Shuhet edhe një bend legjendar (Video)

Shuhet edhe një bend legjendar (Video)

Rok grupi i megapopullarizuar, “Aerosmith”, ka paralajmëruar shpërbërjen, pas 46 vitesh ekzistimi.

Bendi është themeluar në vitin 1970 në Boston të Massachusetts, ndërsa albumi i tyre i fundit (i 15-ti me radhë), “Music From Another Dimension!”, është publikuar në vitin 2012.


Lajmin për shpërbërjen e grupit e ka dhënë frontmeni Steven Tyler duke thënë se është i lumtur gjatë gjithë këtyre viteve, kanë qëndruar bashkë të gjithë anëtarët (këngëtari Tyler, kitaristi Joe Perry, basisti Tom Hamilton, bateristi Joey Kramer dhe kitaristi tjetër Brad Whitford).

“E dua këtë grup, e dua shumë dhe dua të shuaj çfarëdo mendimi që dikush mund të ketë rreth kësaj: Grupi ka marrë fund. Do ta bëjmë një turne lamtumirës (në vitin 2017), vetëm për faktin se tashmë është koha”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, këngëtari 68 vjeçar kohë më parë ka njoftuar se është duke incizuar albumin e tij ‘country’, “We’re All Somebody From Somewhere”, të cilin do ta publikojë më 15 korrik.

Albumi i tij do të përmbajë 13 këngë, ndërsa aty kanë punuar emra, si T Bone Burnett, Dan Huff, Marti Fredriksen e Jaren Johnston. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori