Zhvillimet e 24 orëve të fundit në veri të vendit, janë pasqyruar sot pothuajse në të gjitha ballinat e medieve prestigjioze gjermane, atyre të printuara dhe elektronike. Rastin e djeshëm, mediet gjermane e kanë cilësuar si incidentin më të rëndë që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zgjasin me vite.
Për grupin, thuhet se bëhej fjalë për “ushtarë profesionistë të armatosur rëndë, që kanë mbështetje financiare dhe logjistike nga Serbia”. Mediet prestigjioze gjermane, ndërkaq, citojnë kryeministrin Kurti i cili sulmin e ka cilësuar terrorist, i mbështetur nga Beogradi zyrtar, por sjellin edhe reagimet e presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili mohon se qeveria serbe qëndron prapa këtij grupi.
Gazeta konservative “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson se gjithçka kishte nisur kur një trupë ushtarake serbe, e mbështetur nga Serbia fqinje, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të dielën në fshatin Banjskë në veri të vendit. Gjatë sulmit është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër kishte mbetur i plagosur. Sulmuesit thuhet në artikull, ishin strehuar më pas në manastirin serb të fshatit Banjskë.
Më pas në aksionin e Policisë së Kosovës kundrejt këtij grupi, gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë vdekur disa nga pjesëtarët e grupit serb të strehuar në Manastir.
FAZ bën të ditur se epilogu i të shtënave më armë është tre sulmues të vrarë dhe një polic i lënduar lehtë nga radhët e Policisë së Kosovës.
“Prokurori i shtetit tashmë ka hapur hetimet nën dyshimin për vepra terroriste nga ana e sulmuesve serbë”, theksohet tutje në artikull, përcjell Radio Kosova.
“Farnkfurter Allgemaine Zeitung”, rastin e djeshëm e ka cilësuar si incidentin më të rëndë që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zgjasin me vite. Tutje, opinioni gjerman njoftohet se pas përfundimit të aksionit, policia ka zbuluar një depo armatimi me një sasi të madhe armësh të llojllojshme.
Ndërkaq, duke u thirrur në deklaratën e ministrit të brendshëm, Sveçla, theksohet se Policia e Kosovës është në kërkim të pjesëtarëve të tjerë të grupit të armatosur, që mendohet se përbëhej nga 30 veta.
Gjithashtu, gazeta sjell deklaratën e kryeministrit Kurti ku akti i vrasjes së policëve cilësohet si terrorist. “Krimi i organizuar po sulmon me mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të Beogradit zyrtar” citohet deklarata e kryeministrit Kurti. Gazeta sjell edhe deklarimet e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, për media ku ai mohon se Qeveria serbe qëndron parapa aktit të vrasjes në Kosovë.
FAZ shkruan edhe për përpjekjet diplomatike gjatë ditë së djeshme të BE-së dhe shefit të diplomacisë evropiane, Borrell, ku theksohet se ai “gjatë gjithë ditës kishte telefonuar si me kryeministrin Kurti ashtu edhe dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.
Edhe gazeta tjetër “Tageszeitung” në ballinën e saj ka informacione për zhvillimet e fundit në Kosovë:
“Pas luftimeve të ashpra, Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin ndaj serbëve të armatosur në manastirin Banjska. Bilanci i gjithë kësaj ngjarjeje është katër të vdekur, shkruan TAZ
“Policia e Kosovës ka shpartalluar një grup komandosh serbë” shkruan TAZ derisa citon si ministrin e Brendshëm, Xhala Sveçla, ashtu edhe kryeministrin Kurti ta kenë cilësuar sulmin e serbëve të armatosur ndaj Policisë së Kosovës si sulm terrorist, të mbështetur nga Serbia.
Kosova, theksohet në artikull, ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur nga më shumë se 100 shtete.
“Serbia, Kina dhe Rusia si dhe 5 vende të BE-së vazhdojnë të mos e njohin edhe më tej pavarësinë e këtij vendi”, thuhet në TAZ.
“Tageszeitung’ sjell ndërkaq edhe deklaratat e presidenti serb, i cili për mungesën e suksesit në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës fajëson kryeministrin Albin Kurti.
Një tjetër media, radio gjermane “Deutschalndfunk”, raporton për sulmin e 30 personave serbë të maskuar që të dielën hapën zjarr kundër Policisë së Kosovës në një fshat në veri të Kosovës, duke vrarë njërin prej tyre.
“Deutschlandfunk” rrëfen se personat e maskuar ishin strehuar në manastirin serbe të fshatit Banjska.
Sipas “Deitschlandfunk” bëhej fjalë për ushtarë profesionistë të armatosur rëndë që kanë mbështetje financiare dhe logjistike nga Serbia.
Në mbrëmje Policia e Kosovës kishte njoftuar për përfundimin e aksionit dhe për një bilanc prej tre të vrarësh nga ana e grupit të armatosur dhe katër të arrestuar, që posedonin aparate komunikimi dhe ishin pjesë logjistike e grupit prej 30 sulmuesve.
Sipas radios gjermane “Deutschlandfunk”, ka muaj të tërë që tensionet në veri të Kosovës janë rritur ndërmjet serbëve dhe Qeverisë së Kosovës. Sipas radios kombëtare gjermane, arsyeja e tensioneve është vendimi i Qeverisë së Kosovës, që në objekte komunale në katër komunat në veri të vendosen kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet komunale, të cilat u bojkotuan nga serbët shumicë. “Deutschlandfunk” përmend edhe demonstratën dhe dhunën e serbëve ndaj KFOR-it, ku ishin lënduar më shumë se 30 ushtarë të NATO-s. Pasi përmenden hollësi të aksionit të Policisë së Kosovës, Deutschlandfunk, raporton se tani Policia e Kosovës, bashkë me ushtarë të NATO-s dhe policë të EULEX-it ka vendosur situatën nën kontroll duke patrulluar në rrugët e Banjskes, ndërsa kanë kërkuar nga pjesëtarët e grupit në arrati të dorëzohen tek organet e sigurisë. Për ngjarjet e djeshme në veri kanë raportuar edhe mediet e tjera gjermane si “Der Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung””,” Die Welt”, televizionet nacionale ZDF, ARD etj.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë - arreston katër të tjerë

Momenti kur Policia e nxjerr të arrestuarin nga një banesë në Fushë Kosovë

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Pamje nga aksioni i policisë ku dyshohet se mbeti i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp