LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet votimi për presidentin e Katalonjës

Shtyhet votimi për presidentin e Katalonjës

Kreu i parlamentit rajonal të Katalonjës deklaroi se votimi për liderin e ri rajonal, i planifikuar për tu mbajtur ditën e martë, ishte shtyrë, por nga ana tjetër në një konferencë për shtyp, Torrent insistoi në fjalimin e tij, që ish-lideri i pavarur Carles Puigdemont ishte i vetmi kandidat i mundshëm për të udhëhequr Katalonjën edhe pse ndodhet në Bruksel.

Por këshilltarët ligjorë të parlamentit të Katalonjës thanë se duke u zgjedhur në distancë do të thyejnë ligjin.


Torrent, i cili tha se do të japë imunitet ndaj Puigdemont, nuk dha një datë të re për seancën kur do të mbahet votimi.

Votimi për presidentin e ri rajonal të Katalonjës, që pritej të mbahej ditën e martë, është shtyrë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i parlamentit katalanas, Roger Torrent , i cili në fjalimin e tij këmbënguli se përveç ish Presidentit, Carles Puigdemont, nuk mund të ketë asnjë kandidat tjetër të mundshëm.

“Seanca e sotme u shty, por në asnjë rast nuk është anuluar dhe nuk do të ketë absolutisht kandidatë të tjerë”, tha në një konferencë për shtyp, kreu parlamentar katalanas.

Ish presidenti i shkarkuar, Carles Puigdemont ndodhet në Bruksel dhe përballet me një urdhër arrest, sapo të shkelë tokën spanjolle, pasi shpalli shkëputjen e Katalonjës nga Spanja në kuadër të një referendumi të jashtligjshëm të muajit tetor.

Por vetë Puigdemont dhe aleatët e tij kanë sugjeruar zgjedhjen e tij si udhëheqës të Katalonjës dhe drejtimin e tij me anë të një prokure të autorizuar ose me videolink nga Belgjika.

Gjykata Kushtetuese e përjashtoi një mundësi të tillë dhe nënvizoi se Puigdemont duhej të merrte pjesë personalisht në seancën e betimit për t’u bërë udhëheqës rajonal.

Këshilltarët ligjorë të parlamentit të Katalonjës thane, se nëse bëhet kjo zgjedhje, atëherë do të thyhet ligji.

Torrent, i cili u zotua se do të garantojë imunitet për Puigdemont, nuk dha një datë të re për një seancë të votimit.

Parlamenti katalanas, i cili kishte planifikuar që sot të zgjedh udhëheqësin e ri të rajonal nxiti pasiguri mbi të ardhmen politike të Katalonjës.

Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy përsëriti ditën e martën se Puigdemont nuk mund të jetë kandidat, pasi ai ndodhet në azil të vetëshpallur në Bruksel. /oranews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Kalo në kategori