LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet votimi i Kryeprokurorit të Maqedonisë

Shtyhet votimi i Kryeprokurorit të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi diskutimin për Propozimin për emërim të Kryeprokurorit shtetëror të Maqedonisë. Pas fjalës së zv.ministrit për drejtësi në lidhje me kandidatin e propozuar, Ljubomir Joveskit dhe pas fjalës së deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

Zv.ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski theksoi se biografia profesionale e Joveskit është garancë për kryerjen e suksesshme të funksionit Kryeprokuror i Republikës së Maqedonisë, para së cilit, siç tha ai, në periudhën e ardhshme do të ketë sfida të mëdha.


Për emërimin e Kryeprokurorit, Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 vota. Kryeprokurori ka mandat prej gjashtë vitesh me të drejtë të riemërimit.

Deputeti nga rradhët e OBRM-PDUKM-së opozitare, Ilija Dimovski tha se mënyra e zgjedhjes së prokurorit është “mangësi e sistemit” dhe se fillimisht janë të nevojshme reforma në funksionimin e këtij institucioni, e më pas të vendoset për zgjidhje kadrovike. Dimovski tha se propozim i OBRM-PDUKM-së është zgjedhja e Kryeprokurorit me dy të tretën e votave në Kuvend.

Deputetët sot diskutojnë për emrin e propozuar për Kryeprokuror të ri shtetëror të Maqedonisë
Lexo po ashtu Deputetët sot diskutojnë për emrin e propozuar për Kryeprokuror të ri shtetëror të Maqedonisë

Duke pasur parasysh faktin që nga dita e hënë në procedurë kuvendore vjen Propozim-buxheti i vitit 2018 i cili duhet të zgjasë gjithsej 18 ditë, pritet që Kryeprokurori i ri të zgjidhet para Vitit të ri.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Ljubomir Joveski është i pranishëm në sferën e gjyqësorit që nga viti 1979. Karrierën e filloi kur u emërua administrator në Sekretariatin e juridikut të atëhershmes Republika Socialiste e Maqedonisë. Ka qenë gjykatës në Gjykatën komunale, Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa në vitin 2003 është zgjedhur zëvendës i Prokurorit publik.

Ai është një person që nuk është përmendur shumë në publik edhe pse ka pasur një funksion të lartë. Momentalisht është duke e mbaruar mandatin dyvjeçar në Këshillin e Prokurorëve publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori