LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet takimi i Pompeos me zyrtarë verikoreanë – nuk tregohet arsyeja

Shtyhet takimi i Pompeos me zyrtarë verikoreanë – nuk tregohet arsyeja

Një takim në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarë verikoreanë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e enjte në Nju Jork është shtyrë dhe do të organizohet sërish “pasi të shqyrtohen agjendat përkatëse”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën.

Në deklaratë është thënë se “bisedimet janë duke vazhduar”, mirëpo pa dhënë detaje tjera.


“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të fokusuara në përmbushjen e zotimeve, për të cilat janë pajtuar presidenti Trump dhe lideri verikorean Kim në samitin e muajit qershor në Singapor”.

Megjithatë arsyeja e vërtetë e shtyrjes së takimit nuk është bërë e ditur, përcjell rel.

Në zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme të Koresë Jugore ka thënë se ndonëse riorganizimi i takimit është për keqardhje, nuk ka nevojë “të mendohet shumë shtyrja”, ka raportuar agjencia e lajmeve Younhap.

“Mendoj se ne duhet ta shohim këtë si pjesë të procesit për arritjen e denuklearizimit të plotë dhe vendosjes së regjimit paqësor”, ka cituar Yonhap një zyrtar të paidenfikuar.

Pompeo ishte planifikuar të zhvillojë takime me homologun e tij verikorean, Kim Yong Chol, për t’i hapur rrugë mbajtjes së samitit të dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.