LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet takimi i partive për Ligjin e Prokurorisë

Shtyhet takimi i partive për Ligjin e Prokurorisë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Edhe pse ishte paralajmëruar, grupet e punës të partive politike që punojnë në gjetjen ligjore për prokurorinë nuk u takuan gjatë ditës së sotme. Siç sqaruan partitë akoma nuk është caktuar dita dhe orari i takimit por koordinimet vazhdojnë.

“Pritshmëritë ishin që sot do të vazhdojnë besimet mes grupeve të punës të partive. Nuk kam informacion se kur do të mbahet takimi dhe në cilin vend. Si parti presim dhe apelojmë që në seancën e parë pas përfundimit të pushimit të deputetëve do të jetë ligji për Prokurorinë Publike. Nevoja për miratimin e këtij ligji është thelbësore dhe në interes të vendosjes së shtetit ligjor në vendin tonë”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.


Edhe nga OBRM-PDUKM-ja mbeten të hapur për negociatave duke thënë që pushteti, pas zhvillimeve të fundit me rastin “Reket” duhet të heqë dorë nga kërkesat e deritanishme për bartjen e ekipit të PSP-së në Prokurorinë për krim dhe korrupsion të nivelit të lartë.

Prokurorja speciale Lile Stefanova, nga ana tjetër, u bëri thirrje politikanëve që të votojnë sa më shpejti Ligjin për Prokurori Publike për t’i hapur rrugë vazhdimit të ndjekjes së krimit.

“PSP në këtë moment gjendet në njërën nga situatat më të vështirë që ka pasur që nga themelimi i saj. Prandaj iu bëj thirrje politikanëve dhe të gjitha autoriteteve në shtet të ulen dhe ta sjellin Ligjin për Prokurori Publike, që të mos kemi ndërprerje të procedurave. Jo vetëm atyre që janë në procedurë gjyqësore, ne kemi hetime serioze. Me mos sjelljen e ligjit, mungesën e autorizimeve ose vendosjen e çështjes në pikëpyetje se a kemi autorizime, u japim hapësirë të madhe kriminelëve”, pohoi Lile Stefanova, Prokurore Speciale.

Pas takimeve të gjata dhe bisedimeve pa rezultat mes grupeve të punës për të ardhmen e PSP-së, Qeveria prezantoi versionin e saj të propozim ligjit për Prokurorinë Publike i cili tashmë është në procedurë parlamentare dhe është vendosur në seancë për ditën e martë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori