LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për 1 shkurt seanca ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve

Shtyhet për 1 shkurt seanca ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve

Trupi gjykues me kërkesë të avokatit mbrojtës të Azem Sylës ka miratuar anulimin e seancës ndaj Azem Sylës dhe 21 të tjerëve në rastin e njohur si ‘Toka’ për të vazhduar më 1 shkurt.

Kështu bëri të ditur avokati Besnik Berisha, i cili shpjegoi edhe arsyet se pse seanca u mbyll për publikun.


“Seanca u mbyll me kërkesën time për shkak se kisha planifikuar që me kërkesën e klientit tim t’i drejtohesha gjykatës me disa rrethana personale që lidheshin me z. Syla dhe po ashtu në kompozicionin e trupit gjykues. Mirëpo, më vonë unë vet konsiderova se duhet të elaborohet në letër çdo gjë që kisha planifikuar ta parashtroj dhe me miratimin e trupit gjykues u anulua seanca për sot vazhdohet me datën 1 shkurt”, tha Berisha.

Berisha tha se janë shumë faktorë  që e shtyjnë të besojë se në rastin e Azem Sylës nuk mund të ofrohet një gjykim i drejtë.

“Mes tjerash është edhe faktori kohë, pra faktori kohë që është planifikuar nga kryetari i trupit gjykues dhe na është konfIrmuar se misioni i EULEX-it do të përfundojë mandatin në qershor të këtij viti. Meqenëse kanë mbetur rreth 5 muaj për të përfunduar mandati i EULEX-it duhet shqyrtuar çdo fakt me kujdes të veçantë e në veçanti ato që janë shfajësuese, kam frikën se për z.Syla po cenohet kjo e drejtë dhe kjo është arsyeja pse kemi shpreh shqetësimin tonë”, tha ai.

Avokati i Nyrtene Brajshorit, Bajram Tmava, tha se kjo seancë gjyqësore kishte karakter teknik, ku nga ana e disa avokatëve mbrojtës u parashtrua çështja se a mundet gjyqtari Vladimin Mikula të jetë njëkohësisht anëtar i dhomës së specializuar dhe gjyqtar apo anëtar i këtij trupi gjykues për të gjykuar në këtë çështje.

Ndërkohë, konkludimi i gjykatës është që parashtresa të dorëzohet me shkrim ashtu siç parashihet në dispozita ligjore që rregullojnë çështjen e përjashtimit të gjyqtarit dhe t’i drejtohet organit kompetent përkatësisht kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Për këtë arsye deri më 1 shkurt nuk do të ketë seancë në këtë çështje”, tha Tmava. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori