0Shares

Një përditësim i Blockchainit të Ethereum është shtyrë pasi një kompani sigurie zbuloi një problem i cili lejonte hakerët të vidhnin fondet e përdoruesve.

Ethereum Constantinople duhej të debutonte ditën më 16 janar dhe një datë e re e zbatimit do të vendoset më 18 janar.

Sipas kompanisë ChainSecurity, përmes këtij sulmi një pjesëmarrës mund të vidhte fondet e përdoruesve me të cilët kishte pasur një kontratë në Ethereum.

Ekspertët e kompanisë në fjalë zbuluan që mënyra sesi Ethereum Constantinople përpunonte kontratat inteligjente, linte hapësirën e nevojshme për pjesëmarrës keqdashës që mund të tërhiqni fondet e përdoruesve të tjera dhe sulmi mund të kryhej disa herë deri në shterimin e fondeve që një përdoruesi të caktuar. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)