Në kohën kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë rritje si pasojë e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, është prekur edhe Kosova me shtrenjtimin e derivateve.
Aktualisht, çmimi për një litër naftë në tregun e Kosovës varion nga 1.25 euro deri 1.35 euro.
Këto çmime po variojnë nga pompa në pompë në gjithë vendin.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka theksuar më parë se tensionet e fundit mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar lëkundje të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare të naftës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve. Sipas Berjanit, përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme po ngjall frikë për ndërprerje të furnizimit global me naftë.
Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se Kosova është në prag të një rritje enorme të çmimeve të derivateve nga disa tregtarë që janë të lidhur ngushtë me LVV-në.
“Duket se jemi në prag të një rritje enorme të çmimeve të naftës të keqpërdorura nga disa tregtarë të naftës të ngushtë me partinë në pushtet”, ka thënë Mustafa.
Në kohën kur çmimet e naftës po shënojnë ngritje në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar ditë më parë se Kosova është më e mbrojtur sa i përket sektorit të naftës, por jo edhe për produkte të tjera esenciale, raporton KosovaPress.
Megjithatë, sipas saj, Kosova nuk mund të ndikojë në çmimin furnizues të naftës që hyn në treg përmes importit, pasi çmimi referues përcaktohet në Doganën e Kosovës.
SHBA i kërkon Kinës të ndalojë Iranin nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i bëri thirrje Kinës që të parandalojë Iranin nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, sipas BBC.
Komentet e tij erdhën pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se parlamenti kishte miratuar një plan për mbylljen e ngushticës, por shtoi se vendimi përfundimtar i përket Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare. Çdo ndërprerje në furnizimin me naftë do të kishte pasoja të thella për ekonominë.
Rreth 20 për qind e naftës botërore kalon përmes ngushticës së Hormuzit, ndërsa prodhuesit kryesorë të naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme përdorin këtë rrugë për të transportuar energjinë nga rajoni. Çdo përpjekje për të ndërprerë operacionet në ngushticë mund të çojë në rritje të çmimeve globale të naftës. Çmimet e naftës u rritën shpejt kur nisi tregtimi të hënën, me Brent që u ngjit në 81.40 dollarë për fuçi. Megjithatë, më pas ra përsëri në rreth 78 dollarë, duke u rritur 1.4 për qind në ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

IPKO prezanton pakot e reja Roaming – Internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Disa arsye pse duhet t’i konsumoni akullore dhe cili është lloji më i mirë i tyre

IPKO prezanton pakot e reja Roaming - Internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë

Ferizaj, rrini gati për shijen e Heb's! - Hapja e madhe më 22 korrik

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Hallakate ofron 50% zbritje në trajnimin për Social Media Management me Inteligjencë Artificiale

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë