LAJMI I FUNDIT:

Shtoni shalqirit këtë mëlmesë dhe do të bëhet edhe më i shijshëm

Shtoni shalqirit këtë mëlmesë dhe do të bëhet edhe më i shijshëm

Shalqiri i shijshëm shumicës u është freskim i preferuar në motin e nxehtë. Bashkë me një shtojcë të cilën me siguri e keni në kuzhinë, shalqiri do të bëhet edhe më i lëngshëm dhe më i shijshëm.

Shalqiri verës sjell freskim të madh, mirëpo e duam edhe për shkak se e hidraton organizmin, transmeton Telegrafi.

Bashkë me një shtojcë të papritur shalqiri do të bëhet edhe më i shijshëm dhe më i lëngshëm: Pjesëve të prera të shalqirit thjesht qitni pak kripë. Mbase ju tingëllon çuditshëm që t’i qitni kripë pemës së lëngshme siç është shalqiri, mirëpo le t’ju kujtohet kombinimi klasik italian i dy artikujve ushqimorë, të cilët shkojnë perfekt njëri me tjetrin – proshuta e njelmët dhe pjepri.

Pos që shalqirit do t’i japë shije të papërballueshme të ëmbël-të njelmët, kripa pikërisht do të theksojë më shumë ëmbëlsinë e shalqirit, për ç’shkak mbretëreshën e pemëve të verës edhe më shumë do ta preferoni. /Telegrafi/