LAJMI I FUNDIT:

Shtime – pezullohen përkohësisht shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve

Shtime – pezullohen përkohësisht shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e komunës së Shtimes se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për palë në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në këtë komunë.

Në njoftimin e bërë për media nga MPB thuhet se arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Shtime, punonjës në QRA.


“Shërbimet për palë do të kryhen në QRA-të e regjionit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se qytetarët e komunës së Shtimes do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim. /Telegrafi/