Nga: Christopher Henry Muwanga Barlow
Përktheu: Enver Robelli
Sot e kreva pjesën time
të punës për ndërtimin e shtetit.
E solla me veturë sekretarin e shtetit
në një ngjarje të rëndësishme dhe urgjente
në të vërtetë për drekë në Vic*.
Menyja reflektonte rëndësinë e tij
birrë të ftohtë të markës Bell me muhabet të lehtë
ndjekur me pulë të pjekur me zemërmirësi
verë për të mbushur zbrazëtinë e të qeshurave.
Një akullore për t’i kallajisur barsoletat stereotipe
kafe për ta mbajtur të zgjuar sekretarin gjatë kthimit.
E ktheva prapa sekretarin e shtetit.
Gogësinte pandërprerë prapa në veturë
dhe për t’i bërë ballë gjumit befas më pyeti
miku im, hëngre ti ndonjë gjë?
U përgjigja duke shikuar vendosmërisht drejt
dhe duke qeshur fshehurazi për kujdesin e tij të vonshëm
jo, thashë, nuk kam ngrënë, dua të heq pak kile!
Mandej ai u përgjigj me një seriozitet,
që mua më shumë më argëtoi se sa më zemëroi
Mwanan chi**, as unë s’hëngra gjë!
Atje isha për çështje të shtetit.
Detyra shumë të ndjeshme diplomatike, ti e kupton këtë
miku im, kjo nuk më shkon pas midesë,
më shkakton ulcera në stomak dhe gazra.
Ah, vazhdoi ai duke gogësitur,
sa gazepin e heqim duke e ndërtuar shtetin!
Shih ti, edhe sekretari i shtetit paskësh ulcera!
Ulcerat e mia janë po aq të mundimshme, kujtoj unë,
por ato i ka shkaktuar uria,
jo ushqimi me bollëk!
Kështu, në këtë mbrëmje,
dy shtetndërtues u kthyen në shtëpi
me dhembje të tmerrshme barku
si rezultat i shtetndërtimit
– secili në mënyrë të ndryshme.
* Vic për Victoria, restorant luksoz.
** Emri i shoferit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë