LAJMI I FUNDIT:

Shteti po bën pak për trajtimin e dhunës fizike dhe seksuale

Shteti po bën pak për trajtimin e dhunës fizike dhe seksuale

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka diskutuar sot për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive, ku u tha se ka mungesë serioziteti nga ana e institucioneve të drejtësisë për t’i trajtuar rastet e dhunës fizike dhe seksuale.

Para këtij komisioni përfaqësues të KIPRED, GLPS dhe Artpolis prezantuan raportin e tyre të përbashkët, teksa kërkuan miratimin e Konventës së Stambollit nga ana e Kuvendit të Kosovës.


Ariana Qosaj Mustafa nga KIPRED u shpreh se nga raporti i përbashkët i tyre me GLPS dhe Artpolis, del se në Kosovë nuk ka seriozitet në raportimet e dhunës në familje, ku shumë rasteve nuk u është dhënë vëmendje dhe trajtim i veçantë. Raporti, siç tha ajo ka evidentuar jo seriozitet të institucioneve të drejtësisë për t’i trajtuar rastet e dhunës fizike dhe seksuale. Në momentin kur raportohet dhuna, ajo thotë se policia e bënë një vlerësim të rrezikut, por që nuk vazhdohet më tutje, gjë që sipas saj, tregon se vlerësimi i rrezikut nuk është bërë në mënyrë të drejtë. Teksa u shpreh se kanë vërejtur se ka disa prokurorë që përkundër tërheqjes së viktimave vazhdojnë ndjekjen penale.

Ajo theksoi se ka një numër jashtëzakonisht të vogël te raportimeve të dhunës seksuale.

“Është vërejtur se policia, gjyqtarët dhe prokurorët kanë ende nevojë për trajnime. Ideja e konventës së Stambollit është të ketë fokus të veçantë në diskriminimin gjinor që ndodhë. Kur kemi të bëjmë me rastet e dhunës në familje, nuk ekzistojnë procedura standarde. Ne kemi vërejtur një tendencë që të përdoren procedurat civile. Ne kemi insistuar me këtë raport që të ketë më shumë ndjekje penale. Kërkesat për paraburgim janë shumë të ulëta”, tha ajo.

Kryetarja Albulena Haxhiu tha se duhet një bashkërendim i Kuvendit dhe shoqërisë civile për të zgjidhur problemet e adresuara sot.

“Ne duhet të kemi prokuror, gjyqtarë e policë të specializuar të pangarkuar me mentalitetin patriarkal”, u shpreh ajo.

Deputeti nga radhët e Nisma-s, Bilall Sherifi tha se nuk është duke u bërë mjaftueshëm as në edukimin arsimor, ku sipas tij, dhuna duhet të ndalet së pari aty.

“Fëmija duke u rritur i nënshtrohet mentalitetit patriarkal, që dëshmon se nuk është problemi tek individi por tek shoqëria. Duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim”, tha ai.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi tha se ligji për dhunën në familje është absurd. Sipas tij, në policinë e Kosovës nuk bëhet protokollimi i takimeve të zyrtarëve policorë me qytetarët. Për këtë, ai kërkoi që të bëhet regjistrimi dhe protokollimi i çdo takimi.

“Absurde është që nxjerrët gruaja me fëmijë nga shtëpia e dërgohet në strehimore, kurse dhunuesi rri aty”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa tha se institucionet gjegjëse duhet të marrin vendimin e drejtë. Ai tha se ka raste kur viktima është burri. Kurse sa i përket Konventës së Stambollit, Beqa tha se e ka koston e vet.

Sipas tij, mund të jetë problem votimi i saj në seance për shkak të listës serbe, pasi për votimin e saj duhen 2/3 e votave.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori