LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara i kundërpërgjigjen Koresë Veriore, kryen me sukses testimin e bombës më të rrezikshme bërthamore në arsenalin e saj (Video)

Shtetet e Bashkuara i kundërpërgjigjen Koresë Veriore, kryen me sukses testimin e bombës më të rrezikshme bërthamore në arsenalin e saj (Video)

Bomba bërthamore B61-12 është përshkruar si më e rrezikshmja në arsenalin amerikan, dhe është testuar nga forcat ajrore të SHBA-ve në fillim të këtij muaji.

Aeroplanët luftarak F-15E kanë hedhur bombat në bazën ajrore Nellis për të testuar fuqinë e tyre “shpërthyese”, kanë bërë të ditur në Administratën Nacionale të Sigurisë Bërthamore të SHBA-ve (NNSA), transmeton Telegrafi.


Bombat fillimisht ishin testuar mars të këtij viti, duke shkaktuar reagime tek zyrtarët amerikanë dhe ata rusë për shkak të rrezikut që mund të vjen deri te lufta bërthamore. Testi i dytë vjen si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut, e cila dje lansoi një raketë që fluturoi mbi Japoninë. /Telegrafi/

Këto janë specifikat e bombës më të re:

Tipi: Bombë bërthamore

Prodhuesi: Pantex Plant

Pesha: 320 kilogramë

Gjatësia: 3.56 metra

Diametri: 33 centimetra

Fuqia shpërthyese: 0.0-340 kilotonë

https://www.youtube.com/watch?v=snVoNnqxz34

https://www.youtube.com/watch?v=v7rrX3iDwN8