Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik ndaj dy të miturave.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, të premten në ora 23:35.


“I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, ka sulmuar fizikisht dy të mitura. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërsa, viktimat nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Policia njofton se rasti është në hetime. /Telegrafi/