LAJMI I FUNDIT:

Shtetaset nga Nepali braktisin punën në një hotel në Durrës, pronari i kallëzon

Shtetaset nga Nepali braktisin punën në një hotel në Durrës, pronari i kallëzon

Pronari i një hoteli dhe restoranti në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, në Durrës, ka denoncuar në polici largimin e dy punonjësve të tij nga biznesi duke prishur kontratën.

Shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin si mirëmbajtëse të higjienës, janë larguar nga puna pa asnjë gjurmë.


Policia njofton se pas kallëzimit të pronarit, ka nisur puna për gjetjen e tyre, si dhe materialet përkatëse janë referuar në prokurori.

“Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori