LAJMI I FUNDIT:

Shtëpizë me shkallare në të cilën kultivohet kopshti (Plani detaj)

Shtëpizë me shkallare në të cilën kultivohet kopshti (Plani detaj)

Shtëpia është e ndarë në dy pjesë të cilat përcaktojnë jo vetëm pamjen e kulmit, por edhe hapësirat në shtëpi

Shtëpia “Jing jang” është ndërtuar në atë mënyrë që të jetë e vetëmjaftueshme dhe të funksionojë “jashtë rrjetit”, transmeton Telegrafi.


Pronarët kanë dëshiruar që pjesën më të madhe të ushqimit ta prodhojnë vetë, në shtëpinë e tyre dhe prandaj arkitektët e kanë transformuar kulmin në strukturë shkallaresh me saksi të murosura në të cilat do të kultivohen perime, bimë erëzash dhe pemë.

Kopshti me shkallare në shtëpinë “Jing jang” zgjatet drejt qendrës së vet, duke rikujtuar luginën e rrethuar me shpate nga të dy anët.

Banorët mund t’i qasen kopshtit drejtpërdrejt nga oborri apo nga kati i shtëpisë. Brendësia e saj prej 75 metra katrorësh është e shndritshme dhe e ajrosur, falë dritareve të mëdha nga dyshemeja deri te tavani.

Eksterieri, si edhe pjesa më e madhe e brendësisë, është i mbështjellë me panele druri, në mënyrë që shtëpia sa më shumë të jetë në harmoni me ambientin e jashtëm dhe me kopshtin.

Shikoni si janë organizuar hapësirat në shtëpi.

/Telegrafi/