LAJMI I FUNDIT:

Shtëpinë e restauruar të Fishtës, askush nuk mund ta vizitojë

Shtëpinë e restauruar të Fishtës, askush nuk mund ta vizitojë

Shtëpia e At Gjergj Fishtës u restaurua në tetor të vitit 2020, por për çështje administrimi, shtëpia e kolosit të letrave shqipe vijon që të jete e kyçur.

Të shumtë janë personat të cilët kane shfaqur interes ta vizitojnë ketë monument kulture, por janë kthyer mbrapsht. Kjo për studiuesin Frano Kulli nuk është aspak normale.


“Kjo shtëpi duhet të kthehet në vend peligrinazhi kulturore, duke ndjekur itenerarin fishtjan sikur e kishte premtuar Ministria e Kulturës”, ka thënë ai. “Ky monument kulture u restaurua fale donacioneve, pasi ishte degraduar dhe rrezikonte ekzistenca e saj”. /TCh/