LAJMI I FUNDIT:

Shtatë yjet e La Ligas që e kaluan me sukses lëndimin e ACL-së

Shtatë yjet e La Ligas që e kaluan me sukses lëndimin e ACL-së

Pasi ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Gavi, e këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit që njihet ndryshe si ACL, të dy tifozeritë kanë shfaqur shenja shqetësimi për fatin e 19-vjeçarit.

Lëndimi i Gavit ka prekur edhe meniskun andaj ai mund të mbetet jashtë fushave deri në dhjetë muaj, andaj kjo ka shfaqur dyshime të mëdha se si do të ndikojë në lojën e tij.


Pa dyshim që ky lëndim do të ketë njëfarë ndikimi sidomos nëse marrim parasysh problemet e vazhdueshme të Ansu Fatit, pasi ai deri më tani nuk ka qenë në gjendje të rimarrë plotësisht formën e tij të hershme të karrierë.

Presidenti i Real Madridit i dërgon një letër mbështetëse Gavit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Spanjën
Lexo po ashtu Presidenti i Real Madridit i dërgon një letër mbështetëse Gavit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Spanjën

Kjo ka shkaktuar ‘frikë’ se Gavi mund të vuajë nga probleme të ngjashme. Por ka një sërë shembujsh të yjeve që kanë bërë rikthim të madh në fushë pas lëndimit të ACL-së, me disa madje që u përmirësuan dukshëm ka raportuar Marca.

Xavi Hernandez

Menaxheri i Gavit. Xavi duhet të dijë se çfarë po kalon Gavi, pasi kishte të njëjtin lëndim në vitin 2005 dhe u kthye për të luajtur Kupën e Botës 2006. Katër vjet më vonë, ai ishte në podiumin e Topit të Artë, pasi i kishte fituar të gjithë trofetë.

Mikel Oyarzabal

Bashkëlojtari i tij te Spanja, Mikel Oyarzabal,  është gjithashtu i vetëdijshëm për sfidën në të cilën po kalon  Gavi. Ai këputi ACL-në e tij në mars të vitit 2022 dhe humbi Kupën e Botës në Katar si rezultat. Ndërsa atij iu deshën nëntë muaj për t’u rikthyer  në fushë, ai tani duket si lojtari që ishte më parë, pasi Oyarzabal po kalon formën më të mirë në karrierë.

Diego Costa

Para se të shkonte në huazim te Rayo Vallecano, Diego Costa e lëndoi ACL-në e tij. Shumë pak persona mund të akuzojnë Costan se kjo i ka ndikuar fizikisht, pasi ai u rikthye në Atletico për t’i udhëhequr ata drejt titullit të La Ligas dhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sergio Canales

Një tjetër nga bashkëlojtarët e Gavit te Spanja, Sergio Canales, pati një kohë të vështirë me lëndime në Real Madrid dhe Real Sociedad, përpara se të gjente formën e tij më të mirë te Real Betis. Tani në Meksikë, ai ishte pjesë e Spanjës që fitoi Ligën e Kombeve verën e kaluar së bashku me Gavin dhe u bë një ‘hero’ në qytetin e Sevillës.

Inigo Ruiz de Galarreta

Dy sezone më parë, Ruiz de Galarreta pësoi një lëndim brutal teksa luante për Mallorcan. Megjithatë, pas rikthimit forma e tij mbeti po e njejta, madje paraqitjet e tij të mira bënë që ai të transferohet te Athletic Bilbao, klubi i tij i fëmijërisë.

Radamel Falcao

Ndërsa është e vërtetë që lëndimet kanë ndikuar shumë në gjysmën e dytë të karrierës së tij, sulmuesi kolumbian u rikuperua nga një lëndim i ACL-së për t’u bërë sulmuesi më ‘vdekjeprurës’ në botë. Ndërsa ishte vetëm 20 vjeç, Falcao pësoi lëndim teksa ishte pjesë e River Plates, përpara se të fitonte trofe me Porton dhe Atletico Madrid./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori