LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë, në gjashtë prej tyre burrat ushtruan dhunë ndaj grave

Shtatë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë, në gjashtë prej tyre burrat ushtruan dhunë ndaj grave
Foto: Ilustrim

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të martës në Kosovë, ku në gjashtë prej tyre burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan e Novobërdë.


Raporti i Policisë së Kosovës:

DHUNË FAMILJARE

Fushë Kosovë, 16.11.2021-08:56. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 16.11.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 08:56. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 16.11.2021 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar  pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Novobërdë, 16.11.2021 – 16:10.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori