LAJMI I FUNDIT:

Shtatë kuriozitete të pabesueshme që nuk i dinit rreth ëndrrave

Shtatë kuriozitete të pabesueshme që nuk i dinit rreth ëndrrave

Në një artikull të mëparshëm ju folëm për llojet e ëndrrave. Këtë herë kemi menduar t’ju tregojmë disa fakte interesante rreth tyre.

Mund të mësosh teksa ëndërron


Shkencëtari i famshëm Nikola Tesla flinte vetëm 2 orë në ditë. Ç’është më interesantja ai ishte në gjendje që përgjatë këtyre 2 orëve të gjente zgjidhje për problemet që nuk mund t’i ndreqte kur ishte zgjuar.

Mund të shikosh ëndrra të kthjellëta

E njohur ndryshe si një ëndërr e ndërgjegjshme, ëndrra e kthjellët është një teknikë e cila i lejon njerëzit të kontrollojnë ëndrrat e tyre. Dëshiron të ngasësh makinën më të shpejtë në botë? Do ta ngasësh. Dëshiron të bëhesh një miliarder? Pa merak! Disa persona kane mundur të shohin të tilla ëndrra që në vegjëli, ndërsa të tjerë kur rriten. Përpara se të flini mendoni se çfarë dëshironi të shihni në ëndërr.

Mendojeni për çdo ditë, vazhdimisht dhe gjithë çka keni në mendje do ta shihni në ëndërr. E nëse do ta dëshironi vërtet me gjithë zemër, e gjitha do t’ju kthehet në realitet. Ligji i tërheqjes, jo kot!

Ëndrrat të tregojnë të ardhmen

Disa shkencëtarë besojnë se realiteti është veçse një iluzion që ne e kontrollojmë me mendimet tona, në dijeni të tij ose jo. Kjo është arsyeja përse shpesh, ëndrra që i kemi parë dikur i shohim të pasqyruara në realitet.

Lincoln ëndërronte vazhdimisht për vrasjen e tij. Shkrimtari i famshëm Mark Twain ëndërronte për vdekjen e të vëllait. Disa njerëz kishin ëndërruar për katastrofën e Titanikut para se ajo të ndodhte.

Shumë shpikje janë frymëzuar nga ëndrrat

Ëndrrat jo vetëm që u japin njerëzve mundësinë për të parashikuar të ardhmen, por gjithashtu edhe ide të mëdha suksesi dhe inovatore.

Doni shembuj? Larry Page dikur kishte ëndërruar për Google- in, Elias Howe për makinën e qepjes, Dimitri Mendeleyev për formulimin e tabelës periodike të elementëve kimikë, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori